![]() |
![]() |
|
|
KĖSHILLI PAPNOR I DREJTĖSISĖ DHE I PAQES
PĖRMBLEDHJE
GJON PALIT II TREGUESI I PĖRGJITHSHĖM
Sigla
HYRJE NJĖ HUMANIZĖM I TĖRĖSISHĖM DHE SOLIDAR a) Nė agimin e mijėvjeēarit tė tretė
PJESA E PARĖ KAPITULLI I PARĖ PLANI I DASHURISĖ SĖ HYJIT PĖR NJERĖZIMIN
I. TĖ VEPRUARIT LIRUES TĖ HYJIT NĖ HISTORINĖ E IZRAELIT
II. JEZU KRISHTI PĖRMBUSHJA E PLANIT TĖ DASHURISĖ SĖ ATIT III. PERSONI NJERĖZOR NĖ PLANIN E DASHURISĖ SĖ ATIT IV. PLANI I HYJIT DHE MISIONI I KISHĖS.
KAPITULLI I DYTĖ MISIONI I KISHĖS DHE DOKTRINA SHOQĖRORE
I. UNGJILLĖZIMI DHE DOKTRINA SHOQĖRORE. II. NATYRA E DOKTRINĖS SHOQĖRORE. III. DOKTRINA SHOQĖRORE NĖ KOHĖN TONĖ: SHĖNIME HISTORIKE
KAPITULLI I TRETĖ PERSONI NJERĖZOR DHE TĖ DREJTAT E TIJ
I. DOKTRINA SHOQĖRORE DHE PARIMI PERSONALIST. II. PERSONI NJERĖZOR «IMAGO DEI». III. PERSONI NJERĖZOR DHE PROFILET E SHUMTĖ TĖ TIJ. IV. TĖ DREJTAT NJERĖZORE.
KAPITULLI I KATĖRT PARIMET E DOKTRINĖS SHOQĖRORE TĖ KISHĖS
I. DOMETHĖNIA DHE NJĖSIA. II. PARIMI I TĖ MIRĖS SĖ PĖRBASHKĖT III. ADRESIMI UNIVERSAL I TĖ MIRAVE. IV. PARIMI I SUBSIDIARITETIT. V. PJESĖMARRJA. VI. PARIMI I SOLIDARITETIT. VII. VLERAT THEMELORE TĖ JETĖS SHOQĖRORE. VIII. RRUGA E DASHURISĖ. PJESA E DYTĖ KAPITULLI I PESTĖ FAMILJA QELIZA JETĖSORE E SHOQĖRISĖ I. FAMILJA SHOQĖRIA E PARĖ NATYRORE. II. MARTESA THEMEL I FAMILJES. III. SUBJEKTIVITETI SHOQĖROR I FAMILJES. IV. FAMILJA PROTAGONISTE E JETĖS SHOQĖRORE. V. SHOQĖRIA NĖ SHĖRBIM TĖ FAMILJES. KAPITULLI I GJASHTĖ PUNA E NJERIUT I. ASPEKTE BIBLIKE II. VLERA PROFETIKE E ENCIKLIKĖS RERUM NOVARUM III. DINJITETI I PUNĖS IV. E DREJTA PĖR PUNĖ. V. TĖ DREJTAT E PUNĖTORĖVE. VI. SOLIDARITETI MES PUNĖTORĖVE. VII. RISITĖ E BOTĖS SĖ PUNĖS. KAPITULLI I SHTATĖ JETA EKONOMIKE
I. ASPEKTE BIBLIKE. II. MORALI DHE EKONOMIA. III. NISMA PRIVATE DHE SIPĖRMARRJA. IV. INSTITUCIONET EKONOMIKE NĖ SHĖRBIM TĖ NJERIUT.
V. RISITĖ NĖ EKONOMI.
KAPITULLI I TETĖ BASHKĖSIA POLITIKE
I. ASPEKTE BIBLIKE. II. THEMELI DHE QĖLLIMI I BASHKĖSISĖ POLITIKE. III. AUTORITETI POLITIK. IV. SISTEMI I DEMOKRACISĖ. V. BASHKĖSIA POLITIKE NĖ SHĖRBIM TĖ SHOQĖRISĖ CIVILE. V. SHTETI DHE BASHKĖSITĖ FETARE KAPITULLI I NĖNTĖ BASHKĖSIA NDĖRKOMBĖTARE I. ASPEKTE BIBLIKE. II. RREGULLAT THEMELORE TĖ BASHKĖSISĖ NDĖRKOMBĖTARE III. ORGANIZATA E BASHKĖSISĖ NDĖRKOMBĖTARE. IV. BASHKĖVEPRIMI NDĖRKOMBĖTAR PĖR ZHVILLIM
KAPITULLI I DHJETĖ MBROJTJA E MJEDISIT
I. ASPEKTE BIBLIKE. II. NJERIU DHE GJITHĖSIA E GJĖRAVE. III. KRIZA NĖ MARRĖDHĖNIEN MES NJERIUT DHE MJEDISIT. IV. NJĖ PĖRGJEGJĖSI E PĖRBASHKĖT.
KAPITULLI I NJĖMBĖDHJETĖ NXITJA E PAQES
I. ASPEKTE BIBLIKE. II. PAQJA: FRYT I DREJTĖSISĖ DHE I DASHURISĖ. III. DĖSHTIMI I PAQES: LUFTA. IV. NDIHMESA E KISHĖS PĖR PAQEN.
PJESA E TRETĖ KAPITULLI I DYMBĖDHJETĖ DOKTRINA SHOQĖRORE DHE VEPRIMI BARITOR
I. VEPRIMI BARITOR NĖ RRETHIN SHOQĖROR. II. DOKTRINA SHOQĖRORE DHE ANGAZHIMI I BESIMTARĖVE LAIKĖ.
PĖRFUNDIMI PĖR NJĖ QYTETĖRIM TĖ DASHURISĖ a) Ndihma e Kishės pėr njeriun bashkėkohor.
Shėnime tė pėrkthyeseve SIGLA
SHKURTIME BIBLIKE
Sekretaria e Shtetit Nga Vatikani, mė 29 qershor 2004
Nr. 559.332 Z. Kardinal, Gjatė historisė sė saj, dhe veēanėrisht nė njėqind vjetėt e fundit, Kisha nuk ka hequr kurrė dorė sipas fjalėve tė Papės Leoni XIII sė thėni «fjalėn qė i pėrket» mbi ēėshtjet e jetės shoqėrore. Duke vazhduar tė pėrpunojė dhe tė pėrditėsojė trashėgiminė e pasur tė Doktrinės Shoqėrore Katolike, Papa Gjon Pali II ka botuar, nga ana e tij, tri Enciklika tė mėdha Laborem exercens, Sollicitudo rei socialis dhe Centesimus annus qė pėrbėjnė etapa themelore tė mendimit katolik mbi kėtė argument. Nga ana e tyre, Ipeshkvij tė shumtė, nė ēdo anė tė botės, kanė dhėnė ndihmesėn e tyre kohėt e fundit pėr ta thelluar doktrinėn shoqėrore tė Kishės. Po ashtu kanė bėrė edhe studiues tė shumtė, nė ēdo Kontinent. 1. Pra ishte e pėlqyeshme qė tė merreshin masat pėr tė redaktuar njė pėrmbledhje tė krejt lėndės, duke paraqitur nė mėnyrė sistematike bazat e doktrinės shoqėrore katolike. Kėtė e ka marrė pėrsipėr nė mėnyrė tė lavdėrueshme Kėshilli Papnor i Drejtėsisė dhe i Paqes, duke i kushtuar kėsaj nisme njė punė tė dendur gjatė viteve tė fundit. Prandaj jam i lumtur pėr botimin e vėllimit Pėrmbledhje e Doktrinės Shoqėrore tė Kishės, duke bashkėndarė me Ju gėzimin qė po ua japim atė besimtarėve dhe tė gjithė njerėzve vullnetmirė, si ushqim rritjeje njerėzore e shpirtėrore, personale e bashkėsiore1*. 2. Kjo vepėr tregon se si doktrina shoqėrore katolike ka edhe vlerėn e mjetit tė ungjillėzimit (krh. Centesimus annus, 54), sepse vė nė marrėdhėnie personin njerėzor dhe shoqėrinė me dritėn e Ungjillit. Parimet e doktrinės shoqėrore tė Kishės, qė mbėshteten nė ligjin natyror, pėrforcohen dhe mbėshteten pastaj, nė fenė e Kishės, prej Ungjillit tė Krishtit. Nė kėtė dritė, njeriu ėshtė i ftuar qė para sė gjithash ta zbulojė veten si qenie transhendente, nė ēdo pėrmasė tė jetės, pėrfshirė edhe atė tė lidhur me kontekstet shoqėrore, ekonomike e politike. Feja e ēon nė plotėsi domethėnien e familjes e cila, e bazuar nė martesėn mes njė burri e njė gruaje, pėrbėn qelizėn e parė dhe jetėsore tė shoqėrisė; veē kėsaj, ajo ndriēon dinjitetin e punės qė, si veprimtari e njeriut qė ka si qėllim realizimin e tij, ka pėrparėsi mbi kapitalin dhe pėrbėn njė titull pjesėmarrjeje nė frytet qė rrjedhin prej saj. 3. Nė kėtė tekst pastaj, del nė dritė rėndėsia e vlerave morale, tė bazuara nė ligjin natyror tė shkruar nė ndėrgjegjen e ēdo qenieje njerėzore, qė prandaj e ka pėr detyrė ta pranojė e ta respektojė. Njerėzimi kėrkon sot mė shumė drejtėsi nė trajtimin e dukurisė sė gjerė tė globalizimit; e ndien tė gjallė shqetėsimin pėr ekologjinė dhe pėr njė mbarėshtim tė drejtė tė punėve publike; ndien nevojėn pėr ta ruajtur ndėrgjegjen kombėtare, por pa humbur sysh rrugėn e tė drejtės dhe vetėdijen e njėsisė sė familjes njerėzore. Bota e punės, thellėsisht e modifikuar prej arritjeve tė sotme teknologjike, njeh nivele tė jashtėzakonshme cilėsie, por mjerisht i duhet tė regjistrojė edhe forma tė reja tė paqėndrueshmėrisė, tė shfrytėzimit e madje edhe tė skllavėrisė, brenda vetė shoqėrive tė ashtuquajtura tė pasura. Nė zona tė ndryshme tė planetit niveli i mirėqenies vazhdon tė rritet, por shtohet kėrcėnueshėm numri i tė varfėrve tė rinj dhe, pėr arsye tė ndryshme, zgjerohet ndryshimi mes Vendeve mė pak tė zhvilluara dhe Vendeve tė pasura. Tregu i lirė, proces ekonomik me anė pozitive, megjithatė paraqet kufizimet e veta. Nga ana tjetėr, dashuria parapėlqyese pėr tė varfrit pėrfaqėson njė zgjedhje themelore tė Kishės dhe ajo ua propozon kėtė tė gjithė njerėzve vullnetmirė. Kėshtu vihet re se si Kisha nuk mund tė reshtė sė ngrituri zėrin e vet mbi risitė2*, tipike tė epokės moderne, sepse asaj i pėrket ti ftojė tė gjithė tė pėrkushtohen me qėllim qė tė pėrhapet gjithnjė e mė shumė njė qytetėrim i njėmendtė i prirur drejt kėrkimit tė njė zhvillimi njerėzor tė tėrėsishėm e solidar. 4. Ēėshtjet aktuale kulturore e shoqėrore fusin nė valle sidomos besimtarėt laikė, tė thirrur, siē na kujton Koncili II Ekumenik i Vatikanit, tė merren me gjėrat tokėsore duke i renduar ato sipas Hyjit (krh. Lumen gentium, 31). Prandaj kuptohet mirė rėndėsia themelore e formimit tė laikėve, qė me shenjtėrinė e jetės sė tyre dhe me forcėn e dėshmisė sė tyre, tė ndihmojnė nė pėrparimin e njerėzimit. Ky dokument synon ti ndihmojė nė misionin e tyre tė pėrditshėm. Ėshtė e rėndėsishme pastaj tė vėmė nė dukje se si elementė tė shumtė tė mbledhur kėtu shfaqen tė bashkėndarė edhe prej Kishave e Bashkėsive tė tjera kishtare, si dhe prej Besimeve tė tjera. Teksti ėshtė pėrpunuar nė mėnyrė qė tė jetė i pėrdorshėm jo vetėm ad intra, apo mes katolikėve, por edhe ad extra. Nė tė vėrtetė, vėllezėrit e bashkuar me ne prej tė njėjtit Pagėzim, ndjekėsit e Feve tė tjera dhe tė gjithė njerėzit vullnetmirė mund tė marrin prej tij sugjerime tė frytshme reflektimi dhe njė nxitje tė pėrbashkėt pėr zhvillimin e tėrėsishėm tė ēdo njeriu dhe tė krejt njeriut. 5. Ati i Shenjtė, ndėrsa uron qė ky dokument ta ndihmojė njerėzimin nė kėrkimin e zellshėm tė sė mirės sė pėrbashkėt, kėrkon bekimet e Hyjit pėr ata qė ndalen pėr tė reflektuar mbi mėsimet e kėtij botimi. Duke formuluar edhe urimin tim personal pėr suksesin e kėsaj vepre, pėrgėzoj Hirėsinė Tuaj dhe Bashkėpunėtorėt e Kėshillit Papnor tė Drejtėsisė dhe tė Paqes pėr punėn e rėndėsishme tė kryer, ndėrsa me ndjenja tė njė respekti tė madh mė pėlqen ta quaj veten
Shumė i devotshmi Juaj nė Zotin
________________________ Hirėsisė sė Tij tė Pėrndritur
PARAQITJE Jam i lumtur tė paraqes dokumentin Pėrmbledhje e doktrinės shoqėrore tė Kishės, tė pėrpunuar, sipas detyrės sė marrė prej Atit tė Shenjtė Gjon Pali II, pėr tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, por tė plotė, mėsimin shoqėror tė Kishės. Shndėrrimi i realitetit shoqėror me forcėn e Ungjillit, tė dėshmuar prej grave e burrave besimtarė nė Jezu Krishtin, ka qenė gjithmonė njė sfidė dhe ėshtė ende e tillė, nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė tė epokės sė krishterė. Kumtimi i Jezu Krishtit, i «lajmit tė mirė» tė shpėtimit3*, tė dashurisė, tė drejtėsisė dhe tė paqes, nuk mirėpritet lehtėsisht nė botėn e sotme, ende tė shkatėrruar nga luftėrat, mjerimet dhe padrejtėsitė; pikėrisht pėr kėtė njeriu i kohės sonė ka mė shumė se kurrė nevojė pėr Ungjillin: pėr fenė qė shpėton, pėr shpresėn qė ndriēon, pėr dashurinė4* qė do. Kisha, eksperte nė humanitet, nė njė pritje besimplote dhe nė tė njėjtėn kohė aktive, vazhdon tė vėshtrojė drejt «qiejve tė rinj» dhe «tokės sė re» (2 Pjt 3, 13), dhe tia tregojė ato secilit njeri, pėr ta ndihmuar qė ta jetojė jetėn e vet nė pėrmasėn e kuptimit tė pėrnjėmendtė. «Gloria Dei vivens homo»: njeriu qė e jeton nė plotėsi dinjitetin e vet i jep lavdi Hyjit, i cili ia ka dhuruar atė. Leximi i kėtyre faqeve propozohet para sė gjithash pėr tė mbėshtetur dhe pėr tė nxitur veprimin e tė krishterėve nė fushėn shoqėrore, sidomos tė besimtarėve shekullarė, tė cilėt kėtė fushė e kanė tė vetėn; e gjithė jeta e tyre duhet tė cilėsohet si njė vepėr e begatshme ungjillėzuese. Secili besimtar duhet tė mėsojė para sė gjithash ti bindet Zotit me qėndrueshmėrinė e fesė, sipas shembullit tė Shėn Pjetrit: «Mėsues, gjithė natėn u pėrpoqėm e nuk zumė asgjė; por pasi po thua ti, do ti qes rrjetat» (Lk 5, 5). Ēdo lexues «vullnetmirė» do tė mund ti njohė arsyet qė e nxisin Kishėn tė ndėrhyjė me njė doktrinė nė fushėn shoqėrore, qė nė vėshtrim tė parė nuk duket kompetencė e saj, si dhe arsyet pėr njė takim, njė dialog, njė bashkėpunim pėr ti shėrbyer tė mirės sė pėrbashkėt. Paraardhėsi im, i ndjeri dhe i nderuari kardinal Franēois-Xavier Nguyźn Van Thuān, e udhėhoqi me dituri, me qėndrueshmėri dhe me largpamėsi fazėn komplekse pėrgatitore tė kėtij dokumenti; sėmundja e pengoi ta shihte te botuar. Kjo vepėr qė mė ėshtė besuar dhe qė tani u ėshtė dorėzuar lexuesve, mban pra vulėn e njė dėshmitari tė madh tė Kryqit, i fortė nė fe nė vitet e errėta e tė tmerrshme tė Vjetnamit. Ai do tė dijė ta pranojė mirėnjohjen tonė pėr krejt punėn e tij tė ēmueshme, tė kryer me dashuri e kushtim dhe ti bekojė tė gjithė ata qė do tė ndalen pėr tė reflektuar mbi kėto faqe. Thėrras ndėrmjetėsinė e Shėn Jozefit, Rojtarit tė Shėlbuesit dhe Dhėndrit tė sė Lumes Virgjėrės Mari, Pajtor i Kishės sė gjithmbarshme dhe i punės, qė ky tekst tė mund tė japė fryte tė begatshme nė jetėn shoqėrore si mjet i shpalljes ungjillore, i drejtėsisė dhe i paqes. Qyteti i Vatikanit, mė 2 prill 2004 Pėrkujtimi i Shėn Franēeskut nga Paola Kard. Renato Raffaele Martino + Giampaolo Crepaldi
PĖRMBLEDHJE
HYRJE NJĖ HUMANIZĖM5* I TĖRĖSISHĖM DHE SOLIDAR a) Nė agimin e mijėvjeēarit tė tretė 1 Kisha, popull shtegtar, po ecėn nė mijėvjeēarin e tretė tė epokės sė krishterė e udhėhequr prej Krishtit, «Bariut tė madh» (Heb 13, 20): Ai ėshtė Dera e Shenjtė (krh. Gjn 10, 9) qė kapėrcyem gjatė Jubileut tė Madh tė vitit 2000.1 Jezu Krishti ėshtė Rruga, e Vėrteta dhe Jeta (krh. Gjn 14, 6): duke soditur Fytyrėn e Zotit, pėrforcojmė fenė tonė dhe shpresėn tonė nė Tė, tė vetmin Shpėtimtar dhe pikarritje tė historisė. Kisha vazhdon ti thėrrasė tė gjithė popujt dhe tė gjitha Kombet, sepse vetėm nė emėr tė Krishtit i jepet njeriut shpėtimi. Shpėtimi, qė Zoti Jezus ka fituar pėr ne «me ēmim tė lartė» (1 Kor 6, 20; krh. 1 Pjt 1, 18-19), realizohet nė jetėn e re qė i pret tė drejtėt pas vdekjes, por pėrfshin edhe kėtė botė nė realitetet e ekonomisė e tė punės, tė teknikės e tė komunikimit, tė shoqėrisė e tė politikės, tė bashkėsisė ndėrkombėtare e tė marrėdhėnieve mes kulturave e popujve: «Jezusi ka ardhur pėr tė sjellė shpėtimin e tėrėsishėm, qė pėrfshin krejt njeriun dhe tė gjithė njerėzit, duke i hapur ndaj horizonteve tė mrekullueshme tė bijėsisė hyjnore».2 2 Nė kėtė agim tė mijėvjeēarit tė tretė, Kisha nuk lodhet sė kumtuari Ungjillin qė dhuron shpėtimin dhe lirinė e njėmendtė edhe nė gjėrat tokėsore, duke kujtuar porosinė solemne drejtuar Timoteut prej shėn Palit: «Predikoje fjalėn, nxit nė rast tė volitshėm dhe nė rast tė pavolitshėm, kėshillo, qorto, urdhėro me plot duresė dhe mėsim! Sepse do tė vijė koha, kur njerėzit nuk do ta durojnė mėsimin e shėndoshė, por, simbas ėndjeve tė veta, do tė bashkojnė rreth vetes mėsues pėr tė kėnaqur veshin; do ti largojnė veshėt prej sė vėrtetės dhe do ti sjellin drejt pėrrallave. Ti veē rri zgjuar nė ēdo gjė me kujdes, duroji tė vėshtirat, kryeje mirė detyrėn e ungjilltarit, kryeje plotėsisht shėrbesėn tėnde» (2 Tim 2-5). 3 Burrave e grave tė kohės sonė, shokėve tė vet tė udhėtimit, Kisha u jep edhe doktrinėn e vet shoqėrore. Nė tė vėrtetė, kur Kisha «kryen misionin e vet tė kumtimit tė Ungjillit, i vėrteton njeriut, nė emėr tė Krishtit, dinjitetin e tij dhe thirrjen e tij nė bashkėsinė6* e personave; i mėson kėrkesat e drejtėsisė dhe tė paqes, sipas urtisė hyjnore».3 Kjo doktrinė ka njė njėsi tė vetėn tė thellė, qė buron prej Fesė nė njė shpėtim tė tėrėsishėm, prej Shpresės nė njė drejtėsi tė plotė, prej Dashurisė qė i bėn tė gjithė njerėzit vėrtet vėllezėr nė Krishtin: ėshtė njė shprehje e dashurisė sė Hyjit pėr botėn, tė cilėn Ai e ka dashur aq shumė «sa qė e dha njė tė vetmin Birin e vet» (Gjn 3, 16). Ligji i ri i dashurisė pėrqafon tėrė njerėzimin dhe nuk njeh kufij, pasi kumtimi i shėlbimit nė Krishtin shtrihet «gjer nė skajin e botės» (Vap 1, 8). 4 Duke zbuluar se Hyji na do, njeriu kupton dinjitetin e vet transhendent, mėson tė mos kėnaqet me veten dhe tė takojė tjetrin nė njė rrjet marrėdhėniesh gjithnjė e mė njėmend njerėzore. Njerėzit e bėrė tė rinj prej dashurisė sė Hyjit janė nė gjendje ti ndryshojnė rregullat dhe cilėsinė e marrėdhėnieve si dhe strukturat shoqėrore: janė persona tė aftė tė sjellin paqen aty ku ka konflikte, tė ndėrtojnė e tė kultivojnė marrėdhėnie vėllazėrore aty ku ka urrejtje, tė kėrkojnė drejtėsinė aty ku zotėron shfrytėzimi i njeriut mbi njeriun. Vetėm dashuria ėshtė e aftė ti shndėrrojė nė mėnyrė rrėnjėsore marrėdhėniet qė qeniet njerėzore kanė mes tyre. I pėrfshirė nė kėtė perspektivė, secili njeri vullnetmirė mund ti dallojė horizontet e gjera tė drejtėsisė dhe tė zhvillimit njerėzor nė tė vėrtetėn dhe nė tė mirėn. 5 Dashuria ka para vetes njė punė tė gjerė nė tė cilėn Kisha dėshiron tė ndihmojė edhe me doktrinėn e vet shoqėrore, qė i pėrket krejt njeriut dhe u drejtohet tė gjithė njerėzve. Shumė vėllezėr nevojtarė presin ndihmė, shumė popuj presin respekt: «A ėshtė e mundur qė, nė kohėn tonė, tė ketė ende njerėz qė vdesin nga uria? qė mbeten tė dėnuar me analfabetizėm? tė cilėve u mungojnė pėrkujdesjet mjekėsore mė elementare? qė nuk kanė njė shtėpi nė tė cilėn tė strehohen? Skenari i varfėrisė mund tė zgjerohet nė mėnyrė tė papėrcaktueshme, nėse varfėrive tė vjetra u shtojmė varfėritė e reja, qė pėrfshijnė shpesh edhe mjediset e kategoritė jo pa burime ekonomike, por qė janė tė ekspozuara ndaj dėshpėrimit tė moskuptimit, kurthit tė drogės, braktisjes nė moshėn e shtyrė apo nė sėmundje, mėnjanimit apo diskriminimit shoqėror E si tė rrimė pastaj mėnjanė pėrballė perspektivave tė njė ērregullimi ekologjik, qė i bėn jo mikpritėse dhe armike tė njeriut zona tė gjera tė planetit? Ose nė lidhje me problemet e paqes, shpesh e kėrcėnuar me ankthin e luftėrave katastrofike? Ose pėrballė dhunimit tė tė drejtave themelore njerėzore tė shumė personave, sidomos tė fėmijėve?».4 6 Dashuria e krishterė tė shtyn pėr denoncimin, propozimin dhe angazhimin e projektimit kulturor dhe shoqėror, pėr njė zell faktik, qė i shtyn tė gjithė ata qė e kanė sinqerisht pėr zemėr fatin e njeriut, qė tė japin ndihmesėn e tyre. Njerėzimi po e kupton gjithnjė e mė qartė, se ėshtė i lidhur nga njė fat i vetėm, qė kėrkon njė marrje tė pėrbashkėt tė pėrgjegjėsisė, tė frymėzuar nga njė humanizėm i tėrėsishėm dhe solidar: sheh se kjo njėsi fati ėshtė shpesh e kushtėzuar dhe madje e imponuar prej teknikės apo prej ekonomisė dhe ndien nevojėn pėr njė vetėdije mė tė madhe morale, qė tė drejtojė ecjen e pėrbashkėt. Tė mahnitur prej tė rejave tė shumta teknologjike, njerėzit e kohės sonė dėshirojnė pėr sė tepėrmi, qė pėrparimi tė finalizohet pėr tė mirėn e vėrtetė tė njerėzimit tė sotėm dhe tė nesėrm. b) Domethėnia e dokumentit 7 I krishteri e di se nė doktrinėn shoqėrore tė Kishės mund tė gjejė parimet e reflektimit, kriteret e gjykimit dhe udhėzimet e veprimit nga tė cilat duhet tė niset pėr tė nxitur njė humanizėm tė tėrėsishėm dhe solidar. Prandaj, pėrhapja e kėsaj doktrine pėrbėn njė pėrparėsi baritore tė njėmendtė, me qėllim qė njerėzit, tė ndriēuar prej saj, tė bėhen tė aftė ta interpretojnė realitetin e sotėm dhe tė kėrkojnė rrugė tė pėrshtatshme pėr veprim: «Mėsimi dhe pėrhapja e doktrinės shoqėrore bėjnė pjesė nė misionin ungjillėzues tė Kishės».5 Nė kėtė perspektivė ėshtė mbajtur si shumė i dobishėm botimi i njė dokumenti qė do tė ilustronte pėrvijimet themelore tė doktrinės shoqėrore tė Kishės dhe marrėdhėnien ekzistuese mes kėsaj doktrine dhe ungjillėzimit tė ri.6 Kėshilli Papnor i Drejtėsisė dhe i Paqes, qė e ka pėrpunuar dhe mban pėrgjegjėsinė e plotė pėr tė, ėshtė kėshilluar gjerėsisht pėr kėtė vepėr, duke pėrfshirė Anėtarėt dhe Kėshilltarėt e tij, disa Dikastere tė Selisė Romake, Konferencat Ipeshkvnore tė Vendeve tė ndryshme, Ipeshkvij tė veēantė dhe ekspertė nė ēėshtjet e trajtuara. 8 Ky dokument dėshiron tė paraqesė nė mėnyrė tė plotė dhe sistematike, edhe pse nė formė tė pėrmbledhur, mėsimin shoqėror, qė ėshtė fryt i reflektimit tė urtė tė magjisterit dhe shprehje e angazhimit tė vazhdueshėm tė Kishės nė besnikėrinė ndaj Hirit tė shpėtimit tė Krishtit dhe tė kujdesit tė pėrzemėrt pėr fatet e njerėzimit. Aspektet teologjike, filozofike, morale, kulturore dhe baritore mė tė rėndėsishme tė kėtij mėsimi sillen kėtu nė mėnyrė organike nė marrėdhėnie me ēėshtjet shoqėrore. Nė kėtė mėnyrė dėshmohet begatia e takimit mes Ungjillit dhe problemeve qė njeriu pėrballon nė ecjen e vet historike. Nė studimin e Pėrmbledhjes do tė jetė mirė tė mbahen parasysh se citimet e teksteve tė Magjisterit janė nxjerrė prej dokumenteve me autoritet tė ndryshėm. Pėrkrah dokumenteve konciliare dhe enciklikave, paraqiten edhe fjalime tė Papėve apo dokumente tė pėrpunuara nga Dikastere tė Selisė sė Shenjtė. Ashtu siē dihet, por ėshtė mirė ta theksojmė, lexuesi duhet tė jetė i vetėdijshėm se bėhet fjalė pėr nivele tė ndryshme mėsimi. Dokumenti, qė kufizohet duke dhėnė njė paraqitje tė pėrvijimeve themelore tė doktrinės shoqėrore, u lė Konferencave Ipeshkvnore pėrgjegjėsinė qė tė bėjnė zbatimet e pėrshtatshme tė kėrkuara prej situatave tė ndryshme lokale.7 9 Dokumenti jep njė kuadėr tė plotė tė pėrvijimeve themelore tė «corpus»-it doktrinor tė mėsimit shoqėror katolik. Ky kuadėr lejon trajtimin siē duhet tė ēėshtjeve shoqėrore tė kohės sonė, qė kėrkojnė tė merren nė konsideratė me njė vizion tėrėsor, sepse karakterizohen si ēėshtje gjithnjė e mė tė ndėrlidhura, qė kushtėzojnė njėra-tjetrėn dhe i pėrkasin gjithnjė e mė shumė krejt familjes njerėzore. Paraqitja e parimeve tė doktrinės shoqėrore synon tė sugjerojė njė metodė organike nė kėrkimin e zgjedhjeve tė problemeve, me qėllim qė shoshitja, gjykimi dhe zgjidhjet tu pėrgjigjen realitetit dhe solidariteti e shpresa tė mund tė ndikojnė me efikasitet edhe nė situatat e ndėrlikuara tė ditėve tona. Nė tė vėrtetė, parimet kujtojnė dhe ndriēojnė njėri-tjetrin, pasi shprehin antropologjinė e krishterė,8 fryt i Zbulimit tė dashurisė qė Hyji ka pėr personin njerėzor. Megjithatė, duhet pasur parasysh siē duhet se kalimi i kohės dhe ndryshimi i konteksteve shoqėrore do tė kėrkojnė reflektime tė vazhdueshme e tė pėrditėsuara mbi argumentet e ndryshme tė paraqitura kėtu, pėr tė interpretuar shenjat e reja tė kohėve. 10 Dokumenti parashtrohet si njė mjet pėr shoshitjen morale dhe baritore tė ngjarjeve tė tėrėsishme qė karakterizojnė kohėt tona; si njė udhėrrėfyes pėr tė frymėzuar, nė nivel individual e kolektiv, sjellje dhe zgjedhje qė na lejojnė tė vėshtrojmė drejt sė ardhmes me besim e shpresė; si njė udhėzues pėr besimtarėt mbi mėsimin e moralit shoqėror. Prej aty mund tė burojė njė angazhim i ri i aftė tiu pėrgjigjet kėrkesave tė kohės sonė dhe sipas masės sė nevojave dhe burimeve tė njeriut, por sidomos dėshira pėr tė pėrforcuar nė forma tė reja thirrjen pėrkatėse tė karizmave tė ndryshme kishtare nė lidhje me ungjillėzimin e fushės shoqėrore, sepse «tė gjitha gjymtyrėt e Kishės janė pjesėmarrėse nė pėrmasėn e saj shekullare».9 Sė fundi, teksti propozohet edhe si nxitje dialogu me tė gjithė ata qė dėshirojnė sinqerisht tė mirėn e njeriut. 11 Marrėsit e parė tė kėtij dokumenti janė Ipeshkvijtė, tė cilėt do tė gjejnė format mė tė pėrshtatshme pėr pėrhapjen dhe interpretimin e tij tė saktė. Nė tė vėrtetė, i pėrket «manus docenti»-t tė tyre tė mėsojė se «nė planin e Hyjit Krijues realitetet tokėsore dhe institucionet njerėzore janė tė finalizuara edhe pėr shpėtimin e njerėzve dhe prandaj mund tė ndihmojnė jo pak nė ndėrtimin e Trupit tė Krishtit».10 Meshtarėt, rregulltarėt e rregulltaret dhe, nė pėrgjithėsi, formatorėt do tė gjejnė aty njė udhėrrėfyes pėr mėsimin e tyre dhe njė mjet shpėtimi baritor. Besimtarėt laikė, qė kėrkojnė Mbretėrinė e qiellit «duke i rregulluar dhe duke i orientuar sipas Hyjit gjėrat tokėsore»,11 do tė gjejnė aty dritėn pėr angazhimin e tyre specifik. Bashkėsitė e krishtera do tė mund ta pėrdorin kėtė dokument pėr tė analizuar objektivisht situatat, pėr ti sqaruar ato nė dritėn e fjalėve tė pandryshueshme tė Ungjillit, pėr tė marrė prej aty parimet e reflektimit, kriteret e gjykimit dhe orientimet pėr veprim.12 12 Ky dokument u propozohet edhe vėllezėrve tė Kishave e Bashkėsive tė tjera Kishtare, ndjekėsve tė feve tė tjera, si dhe atyre burrave e grave vullnetmirė qė angazhohen pėr ti shėrbyer tė mirės sė pėrbashkėt: le ta pranojnė atė si fryt tė njė pėrvoje njerėzore universale, tė mbushur me shenja tė panumėrta tė pranisė sė Shpirtit tė Hyjit. Ėshtė njė thesar gjėrash tė reja e tė vjetra (krh. Mt 13, 52), qė Kisha dėshiron tė bashkėndajė, pėr tė falėnderuar Hyjin, prej tė cilit vjen «ēdo dhuratė e mirė dhe ēdo dhunti e pėrsosur» (Jak 1, 17). Ėshtė njė shenjė shprese fakti, se sot fetė dhe kulturat shfaqin gatishmėri pėr dialog dhe ndiejnė nevojėn e ngutshme pėr ti bashkuar pėrpjekjet e veta, qė tė favorizojnė drejtėsinė, vėllazėrinė, paqen dhe rritjen e personit njerėzor. Kisha Katolike nė mėnyrė tė veēantė e bashkon angazhimin e vet me atė tė kushtuar nė fushėn shoqėrore prej Kishave e Bashkėsive tė tjera Kishtare, qoftė nė nivelin e reflektimit doktrinor, qoftė nė nivelin praktik. Sė bashku me to, Kisha Katolike ėshtė e bindur se prej trashėgimisė sė pėrbashkėt tė mėsimeve shoqėrore tė ruajtura prej traditės sė gjallė tė popullit tė Hyjit burojnė nxitje e orientime pėr njė bashkėpunim gjithnjė e mė tė ngushtė nė nxitjen e drejtėsisė dhe tė paqes.13 c) Nė shėrbim tė sė vėrtetės sė plotė tė njeriut 13 Ky dokument ėshtė njė akt shėrbimi i Kishės ndaj burrave e grave tė kohės sonė, tė cilėve ajo u jep pasurinė e doktrinės sė vet shoqėrore, sipas atij stili dialogu me tė cilin vetė Hyji, nė njė tė vetmin Birin e Vet tė bėrė njeri, «u flet njerėzve si miqve tė vet» (krh. Dal 33, 11; Gjn 15, 14-15) dhe jeton mes tyre (krh. Bar 3, 38)».14 Duke marrė frymėzim prej Kushtetutės baritore «Gaudium et spes», edhe ky dokument vendos si bazė tė tė gjithė paraqitjes njeriun, «njeriun e tėrėsishėm, me trup e shpirt, me zemėr e ndėrgjegje, intelekt e vullnet».15 Nė perspektivėn e pėrvijuar, Kisha «nuk ėshtė e shtytur nga asnjė ambicie tokėsore, por synon njė gjė tė vetme: tė vazhdojė, nėn udhėheqjen e Shpirtit Ngushėllues, veprėn e Krishtit, qė ka ardhur nė botė pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn, pėr tė shpėtuar e jo pėr tė gjykuar, pėr tė shėrbyer dhe jo pėr tė qenė i shėrbyer».16 14 Me kėtė dokument Kisha synon ti japė njė ndihmesė tė vėrtetė ēėshtjes sė vendit tė njeriut nė natyrė e nė shoqėri, e trajtuar prej qytetėrimeve e kulturave nė tė cilat shprehet urtia e njerėzimit. Duke i pasur rrėnjėt e tyre nė njė tė kaluar shpesh mijėravjeēare, ato shfaqen nė format e fesė, tė filozofisė dhe tė gjenisė poetike tė ēdo kohe e tė ēdo populli, duke dhėnė disa interpretime tė gjithėsisė e tė bashkėjetesės njerėzore dhe duke u pėrpjekur qė ti japin njė kuptim ekzistencės dhe misterit qė e mbėshtjell atė. Kush jam unė? pse ėshtė e pranishme dhimbja, e keqja, vdekja, pavarėsisht prej pėrparimeve tė bėra? pėr ēfarė vlejnė kaq arritje nėse ēmimi i tyre jo rrallė ėshtė i padurueshėm? ēfarė do tė ketė pas kėsaj jete? Kėto pyetje bazė karakterizojnė rrugėn e jetės njerėzore.17 Nė lidhje me kėtė mund tė kujtohet paralajmėrimi «Njih vetveten», i gdhendur nė arkitraun e tempullit tė Delfit, qė dėshmon tė vėrtetėn bazė sipas sė cilės njeriu, i thirrur qė tė dallohet mes tė gjitha qenieve tė tjera tė krijuara, cilėsohet si njeri pikėrisht sepse ėshtė themelisht i orientuar qė tė njohė vetveten. 15 Orientimi qė ngulitet nė ekzistencėn, nė bashkėjetesėn shoqėrore dhe nė histori, nė pjesėn mė tė madhe varet prej pėrgjigjeve qė u jepen pyetjeve mbi vendin e njeriut nė natyrė dhe nė shoqėri, tė cilave ky dokument synon tu japė ndihmesėn e vet. Domethėnia e thellė e ekzistencės njerėzore, nė tė vėrtetė, zbulohet nė kėrkimin e lirė tė sė vėrtetės sė aftė ti japė drejtim e plotėsi jetės, kėrkim drejt tė cilit kėto pikėpyetje e nxisin pareshtur inteligjencėn dhe vullnetin e njeriut. Ata shprehin natyrėn njerėzore nė nivelin mė tė lartė, sepse e pėrfshijnė personin nė njė pėrgjigje qė mat thellėsinė e angazhimit tė vet, me ekzistencėn e vet. Veē kėsaj, bėhet fjalė pėr pikėpyetje thelbėsisht fetare: «kur pse-ja e gjėrave hetohet me ndershmėri nė kėrkim tė pėrgjigjes sė fundit dhe mė tė plotė, atėherė arsyeja njerėzore prek kulmin e vet dhe i hapet fetarisė. Nė tė vėrtetė, fetaria pėrfaqėson shprehjen mė tė lartė tė personit njerėzor, sepse ėshtė kulmi i natyrės sė tij racionale. Ajo buron prej aspiratės sė thellė tė njeriut pėr tė vėrtetėn dhe qėndron nė themelin e kėrkimit tė lirė e personal tė hyjnores qė bėn ai».18 16 Pikėpyetjet rrėnjėsore qė e shoqėrojnė qysh prej fillimit ecjen e njerėzve, nė kohėn tonė marrin njė domethėnie edhe mė tė madhe, pėr shtrirjen e sfidave, risinė e skenarėve, zgjedhjet vendimtare qė brezat aktualė janė tė thirrur tė bėjnė. E para ndėr sfidat mė tė mėdha, pėrballė tė cilave gjendet sot njerėzimi, ėshtė ajo e vetė tė vėrtetės sė tė qenėt-njeri. Kufiri dhe marrėdhėnia mes natyrės, teknikės dhe moralit janė ēėshtje qė kėrkojnė vendosmėrisht pėrgjegjėsinė personale dhe kolektive pėr sa u pėrket qėndrimeve qė duhen mbajtur nė lidhje me atė qė njeriu ėshtė, me atė qė mund tė bėjė dhe me atė qė duhet tė jetė. Njė sfidė tė dytė pėrbėn kuptimi dhe mbarėshtimi i pluralizmit dhe i ndryshimeve nė tė gjitha nivelet: tė mendimit, tė zgjedhjes morale, tė kulturės, tė aderimit fetar, tė filozofisė sė zhvillimit njerėzor e shoqėror. Sfida e tretė ėshtė globalizimi, qė ka njė domethėnie mė tė gjerė e mė tė thellė, sesa ai thjesht ekonomik, pasi nė histori ėshtė hapur njė epokė e re, qė ka tė bėjė me fatin e njerėzimit. 17 Nxėnėsit e Jezu Krishtit ndihen tė pėrfshirė prej kėtyre pikėpyetjeve, i mbajnė edhe ata brenda zemrės sė tyre dhe duan tė angazhohen, sė bashku me tė gjithė njerėzit, nė kėrkim tė sė vėrtetės dhe tė kuptimit tė ekzistencės personale e shoqėrore. Nė kėtė kėrkim ndihmojnė me dėshminė e tyre bujare tė dhuratės qė njerėzimi ka marrė: Hyji ia ka drejtuar atij Fjalėn e Vet gjatė historisė, madje Ai vetė ka hyrė nė kėtė histori pėr tė dialoguar me tė dhe pėr ti zbuluar planin e Vet tė shpėtimit, tė drejtėsisė e tė vėllazėrimit. Nė Birin e Vet, Jezu Krishtin e bėrė njeri, Hyji na ka liruar prej mėkatit dhe na ka treguar rrugėn nė tė cilėn duhet tė ecim dhe cakun drejt tė cilit duhet tė orientohemi. d) Me vulėn e solidaritetit, tė respektit dhe tė dashurisė 18 Kisha ecėn sė bashku me tė gjithė njerėzimin nė rrugėt e historisė. Ajo jeton nė botė dhe, megjithėse duke mos qenė e botės (krh. Gjn 17, 14-16), ėshtė e thirrur ti shėrbejė asaj duke ndjekur thirrjen e vet tė brendshme. Njė qėndrim i tillė qė vihet re edhe nė kėtė dokument mbėshtetet prej bindjes sė thellė se ėshtė e rėndėsishme pėr botėn ta njohė Kishėn si realitet dhe tharm tė historisė, ashtu siē ėshtė e rėndėsishme pėr Kishėn qė tė mos shpėrfillė atė qė ajo ka marrė prej historisė dhe prej evoluimit tė gjinisė njerėzore.19 Koncili II i Vatikanit ka dashur tė japė njė shprehje tė qartė tė solidaritetit, tė respektit dhe tė dashurisė ndaj familjes njerėzore, duke vendosur me tė njė dialog mbi shumė probleme, «duke sjellė dritėn qė merr prej Ungjillit dhe duke vėnė nė dispozicion tė gjinisė njerėzore energjitė e shpėtimit qė Kisha, nėn udhėheqjen e Shpirtit Shenjt, merr prej Themeluesit tė vet. Bėhet fjalė pėr ta shpėtuar personin e njeriut dhe pėr ta ndėrtuar shoqėrinė njerėzore».20 19 Kisha, shenjė nė historinė e dashurisė sė Hyjit pėr njerėzit dhe e thirrjes sė krejt gjinisė njerėzore nė njėsinė e bijėsisė sė tė vetmit Atė,21 edhe me kėtė dokument mbi doktrinėn e vet shoqėrore synon tu propozojė tė gjithė njerėzve njė njerėzi nė lartėsinė e planit tė dashurisė tė Hyjit mbi historinė, njė humanizėm tė tėrėsishėm dhe solidar, tė aftė pėr tė frymėzuar njė rend tė ri shoqėror, ekonomik e politik, tė bazuar nė dinjitetin e nė lirinė e ēdo personi njerėzor, qė duhet zbatuar nė paqe, nė drejtėsi e nė solidaritet. Ky humanizėm mund tė realizohet nėse secili burrė e secila grua dhe bashkėsitė e tyre do tė dinė ti kultivojnė virtytet morale e shoqėrore nė vetvete dhe ti pėrhapin nė shoqėri, «kėshtu qė tė ketė vėrtet njerėz tė rinj dhe autorė tė njė njerėzimi tė ri, me ndihmėn e nevojshme tė hirit hyjnor».22
PJESA E PARĖ «Pėrmasa teologjike rezulton e nevojshme (Centesimus annus, 55) KAPITULLI I PARĖ PLANI I DASHURISĖ SĖ HYJIT PĖR NJERĖZIMIN
I. TĖ VEPRUARIT LIRUES TĖ HYJIT
a) Afėrsia falas e Hyjit 20 Ēdo pėrvojė e njėmendtė fetare, nė tė gjitha traditat kulturore, ēon nė njė perceptim tė Misterit qė, jo rrallė, arrin tė kapė ndonjė pjesė tė fytyrės sė Hyjit. Nga njėra anė Ai duket si zanafilla e asaj qė ėshtė, si prani qė u garanton njerėzve, tė organizuar nga ana shoqėrore, kushtet bazė tė jetesės, duke vėnė nė dispozicion tė mirat e nevojshme pėr tė; ndėrsa, nga ana tjetėr, si masė e asaj qė duhet tė jetė, si prani qė kėrkon tė vepruarit njerėzor si nė nivelin personal, ashtu edhe nė nivelin shoqėror mbi pėrdorimin e po atyre tė mirave nė marrėdhėnie me njerėzit e tjerė. Nė ēdo pėrvojė fetare, pra, dalin se janė tė rėndėsishme qoftė pėrmasa e dhuratės dhe e tė dhėnit falas, qė rroket si e nėnkuptuar nė pėrvojėn qė personi njerėzor bėn me tė ekzistuarit e tij sė bashku me tė tjerėt nė botė, qoftė jehonat e kėsaj pėrmase nė ndėrgjegjen e njeriut, qė e ndien se ėshtė i interpeluar ta mbarėshtojė nė formė tė pėrgjegjshme e gostinore dhuratėn e marrė. Dėshmi e gjithė kėsaj ėshtė njohja universale e rregullės sė artė, nė tė cilėn, nė planin e marrėdhėnieve njerėzore, shprehet kėrkesa qė i arrin njeriut prej Misterit: «Gjithēka dėshironi tju bėjnė juve njerėzit, bėjuani edhe ju atyre!» (Mt 7, 12).23 21 Nė sfondin, e bashkėndarė nė mėnyra tė ndryshme, tė pėrvojės universale fetare, spikat Zbulimi qė Hyji ia bėn shkallė-shkallė popullit tė Izraelit. Ai i pėrgjigjet kėrkimit njerėzor tė hyjnores nė mėnyrė tė papritur dhe befasuese, falė gjesteve historike, tė pėrpikta e mbresėlėnėse, nė tė cilat shfaqet dashuria e Hyjit pėr njeriun. Sipas librit tė Daljes, Zoti i drejton Moisiut kėtė fjalė: «E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre. Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita pėr ta ēliruar nga duart e egjiptianėve, ta nxjerr nga ai dhe ta ēoj nė njė vend tė mirė e tė gjerė, nė dheun ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė» (Dal 3, 7-8). Afėrsia falas e Hyjit sė cilės i referohet vetė Emri i Tij, qė Ai ia zbulon Moisiut, «Unė jam ai qė jam» (Dal 3, 14) shfaqet nė lirimin prej skllavėrisė dhe nė premtimin, duke u bėrė veprim historik, prej tė cilit e merr fillesėn procesi i identifikimit kolektiv tė popullit tė Zotit, nėpėrmjet arritjes sė lirisė dhe tė tokės qė Hyji ia dhuron atij. 22 Tė dhėnit falas i tė vepruarit hyjnor, historikisht i efektshėm, shoqėrohet vazhdimisht me angazhimin e Besėlidhjes, tė propozuar prej Hyjit dhe tė marrė pėrsipėr prej Izraelit. Nė malin Sinai, nisma e Hyjit konkretizohet nė Besėlidhjen me popullin e Vet, tė cilit i dhurohet Dekalogu i urdhėrimeve tė zbuluara prej Zotit (krh. Dal 19-24). «Dhjetė fjalėt» (Dal 34, 28; krh. Lp 4, 13; 10, 4) «shprehin bashkėpėrcaktimet e pėrkatėsisė ndaj Hyjit tė caktuar nėpėrmjet Besėlidhjes. Ekzistenca morale ėshtė pėrgjigje ndaj nismės sė dashurisė sė Zotit. Ėshtė mirėnjohje, nderim ndaj Hyjit dhe kult falėnderimi. Ėshtė bashkėpunim nė planin qė Hyji ndjek nė histori».24 Dhjetė urdhėrimet, qė pėrbėjnė njė ecje tė jashtėzakonshme jete dhe tregojnė kushtet mė tė sigurta pėr njė ekzistencė tė liruar prej skllavėrisė sė mėkatit, pėrmbajnė njė shprehje tė privilegjuar tė ligjit natyror. Ato «mėsojnė njerėzoren e vėrtetė tė njeriut. Vėnė nė dritė detyrat themelore dhe, pra, tėrthorazi, tė drejtat themelore qė kanė lidhje me natyrėn e personit njerėzor».25 Ato bashkėpėrcaktojnė7 *moralin njerėzor universal. Tė kujtuara edhe prej Jezusit tė riut tė pasur tė Ungjillit (krh. Mt 19, 18), dhjetė urdhėrimet «pėrbėjnė rregullat mė tė para tė ēdo jete shoqėrore».26 23 Prej Dekalogut rrjedh njė angazhim qė i pėrket jo vetėm asaj qė ka lidhje me besnikėrinė ndaj tė vetmit Hyj tė vėrtetė, por edhe marrėdhėnieve shoqėrore brenda popullit tė Besėlidhjes. Kėto tė fundit janė tė rregulluara, veēanėrisht, prej asaj qė ėshtė pėrkufizuar si e drejta e tė varfrit: «Nėse ndonjė vėlla yti bie nė skamje, mos u bėj zemėrgur dhe mos e rrudh dorėn tėnde, por hape atė pėr vėllanė tėnd skamnor e huaji ēka ka nevojė ai» (Lp 15, 7-8). Gjithė kjo vlen edhe nė lidhje me tė huajin: «Nėse jeton me ty i huaji nė tokėn tuaj, mos e shtypni; por le tė jetė ndėr ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenė tė huaj nė dheun e Egjiptit. Unė jam Zoti, Hyji juaj» (Lev 19, 33-34). Dhurata e lirimit dhe e tokės sė premtuar, Besėlidhja e Sinait dhe Dekalogu janė pra tė lidhur thellėsisht me njė praktikė qė, me drejtėsi e solidaritet, duhet tė rregullojė zhvillimin e shoqėrisė izraelitase. 24 Mes aftėsive tė shumta, qė priren ti japin konkretėsi stilit tė tė dhėnit falas dhe tė bashkėndarjes nė drejtėsi qė Hyji frymėzon, ligji i vitit sabatik (i kremtuar ēdo shtatė vjet) dhe i atij jubilar (ēdo pesėdhjetė vjet)27 dallohet si njė orientim i rėndėsishėm edhe pse kurrė i realizuar plotėsisht pėr jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė popullit tė Izraelit. Ėshtė njė ligj qė, pėrveē pushimit tė arave, urdhėron edhe faljen e borxheve dhe njė lirim tė pėrgjithshėm tė personave dhe tė tė mirave: secili mund tė kthehet nė familjen e vet tė origjinės dhe ta rimarrė pėrsėri pasurinė e vet. Ky legjislacion dėshiron tė caktojė qė ngjarja shpėtimtare e daljes dhe besnikėria ndaj Besėlidhjes tė pėrfaqėsojnė jo vetėm parimin themelues tė jetės shoqėrore, politike dhe ekonomike tė Izraelit, por edhe parimin rregullues tė ēėshtjeve qė kanė lidhje me varfėritė ekonomike dhe me padrejtėsitė shoqėrore. Bėhet fjalė pėr njė parim tė thirrur pėr ta shndėrruar vazhdimisht dhe nga brenda jetėn e popullit tė Besėlidhjes, qė ta bėjė tė pėrputhet me planin e Hyjit. Pėr ti zhdukur diskriminimet dhe padrejtėsitė e krijuara prej evoluimit shoqėroro-ekonomik, ēdo shtatė vjet kujtimi i daljes dhe i Besėlidhjes pėrkthehet nė terma shoqėrorė dhe ekonomikė, qė ti kthejė ēėshtjet e pronėsisė, tė borxheve, tė huazimeve dhe tė tė mirave nė domethėnien e tyre mė tė thellė. 25 Normat e vitit sabatik dhe tė atij jubilar pėrbėjnė njė doktrinė shoqėrore «in nuce».28 Ato tregojnė se si parimet e drejtėsisė dhe tė solidaritetit shoqėror janė tė frymėzuara prej tė dhėnit falas tė ngjarjes sė shpėtimit tė realizuar prej Hyjit dhe nuk kanė vetėm vlerėn e pėrmirėsuesit tė njė praktike tė zotėruar prej interesave dhe objektivave egoiste, por, si «prophetia futuri» duhet tė bėhen referimi normativ me tė cilin ēdo brez nė Izrael duhet tė pėrputhet nėse dėshiron tė jetė besnik ndaj Hyjit tė vet. Kėto parime bėhen mbėshtetja e predikimit profetik, i cili synon brendėsimin e tyre. Shpirti i Hyjit, i zbritur nė zemrėn e njeriut kumtojnė Profetėt do tju bėjė tė rrėnjosni brenda vetes po ato ndjenja tė drejtėsisė dhe tė mėshirės qė banojnė nė zemrėn e Zotit (krh. Jer 31, 33 dhe Ez 36, 26-27). Atėherė vullneti i Hyjit, i shprehur nė Dekalogun e dhuruar nė Sinai, mund tė rrėnjoset nė mėnyrė krijuese nė vetė brendėsinė e njeriut. Prej kėtij procesi brendėsimi rrjedhin njė thellėsi dhe njė realizėm mė i madh i tė vepruarit shoqėror, duke e bėrė tė mundshėm universalizimin e qėndrimit tė drejtėsisė dhe tė solidaritetit, qė populli i Besėlidhjes ėshtė i thirrur tė marrė pėrsipėr ndaj tė gjithė njerėzve, tė ēdo populli e Kombi. b) Parimi i krijimit dhe i tė vepruarit falas tė Hyjit 26 Reflektimi profetik dhe i librave tė urtisė lidhet me shfaqjen e parė dhe me vetė burimin e planit tė Hyjit mbi gjithė njerėzimin, kur arrin tė formulojė parimin e krijimit tė tė gjitha gjėrave nga ana e Hyjit. Nė Punėn e Fesė (Besoj) tė Izraelit, tė pohosh se Hyji ėshtė Krijues nuk do tė thotė tė shprehėsh vetėm njė bindje teorike, por edhe tė pėrfshish horizontin zanafillor tė tė vepruarit falas dhe tė mėshirshėm tė Zotit nė dobi tė njeriut. Nė tė vėrtetė, Ai lirisht ia jep tė qenėt dhe jetėn gjithēkaje qė ekziston. Pėr kėtė arsye, burri dhe gruaja, tė krijuar nė shėmbėlltyrė e pėrngjasim tė Tij (krh. Zan 1, 26-27), janė tė thirrur tė jenė shenja e dukshme dhe mjeti i efektshėm i tė dhėnit falas hyjnor nė kopshtin nė tė cilin Hyji i ka vendosur si kultivues dhe rojtarė tė tė mirave tė krijimit. 27 Nė tė vepruarit falas tė Hyjit Krijues gjen shprehjen vetė kuptimi i krijimit, edhe pse ėshtė i errėsuar dhe i shtrembėruar prej pėrvojės sė mėkatit. Tregimi i mėkatit origjinal apo zanafillor (krh. Zan 3, 1-24), nė tė vėrtetė, pėrshkruan tundimin e vazhdueshėm dhe njėkohėsisht situatėn e ērregullimit nė tė cilėn njerėzimi gjendet pas rėnies sė prindėrve tė parė. Tė mos i bindesh Hyjit do tė thotė ti largohesh vėshtrimit tė Tij tė dashurisė dhe tė mundohesh ta mbarėshtosh vetė tė ekzistuarit dhe tė vepruarit nė botė. Prishja e marrėdhėnies sė bashkėsisė me Hyjin shkakton prishjen e njėsisė sė brendshme tė personit njerėzor, tė marrėdhėnies sė bashkėsisė mes burrit e gruas dhe tė marrėdhėnies sė harmonishme mes njerėzve dhe krijesave tė tjera.29 Nė kėtė prishje zanafillore duhet kėrkuar rrėnja mė e thellė e tė gjitha tė kėqijave qė dėmtojnė marrėdhėniet shoqėrore mes personave njerėzorė, tė tė gjitha situatave qė nė jetėn ekonomike e politike kėrcėnojnė dinjitetin e personit, drejtėsinė dhe solidaritetin.
II. JEZU KRISHTI
a) Nė Jezu Krishtin pėrmbushet ngjarja vendimtare e historisė sė Hyjit me njerėzit 28 Dashamirėsia dhe mėshira, qė frymėzojnė tė vepruarit e Hyjit dhe ofrojnė ēelėsin pėr interpretimin e tij, bėhen aq tė afėrta pėr njeriun sa marrin karakteristikat e njeriut Jezus, Fjalės sė bėrė njeri. Nė tregimin e Lukės, Jezusi e pėrshkruan shėrbesėn e vet mesianike me fjalėt e Isaisė qė kujtojnė domethėnien profetike tė jubileut: «Shpirti i Zotit ėshtė mbi mua sepse Ai mė shuguroi! Ai mė dėrgoi tu kumtoj tė vobektėve Ungjillin, tu shpall robėrve ēlirimin, tė verbėrve dritėn e syve; ti lėshoj nė liri tė ndrydhurit, tė shpall vitin e hirit tė Zotit» (4, 18-19; krh. Is 61, 1-2). Jezusi pra vendoset nė linjėn e pėrmbushjes, jo vetėm sepse kryen atė qė ėshtė premtuar dhe qė pritej prej Izraelit, por edhe nė kuptimin, mė tė thellė, se nė Tė pėrmbushet ngjarja vendimtare e historisė sė Hyjit me njerėzit. Nė tė vėrtetė, Ai shpall: «Kush mė ka parė mua, ka parė edhe Atin» (Gjn 14, 9). Me fjalė tė tjera, Jezusi tregon qartė dhe nė mėnyrė pėrfundimtare se kush ėshtė Hyji dhe se si sillet Ai me njerėzit. 29 Dashuria qė frymėzon shėrbesėn e Jezusit mes njerėzve ėshtė ajo e provuar prej Birit nė bashkimin intim me Atin. Besėlidhja e Re na lejon tė depėrtojmė nė pėrvojėn qė vetė Jezusi jeton e pėrēon prej dashurisė sė Hyjit, Atit tė Vet Abbą - dhe prandaj, nė vetė zemrėn e jetės hyjnore. Jezusi kumton mėshirėn liruese tė Hyjit ndaj atyre qė takon nė rrugėn e Vet, duke filluar prej tė varfėrve, prej tė mėnjanuarve, prej mėkatarėve dhe i fton qė ta ndjekin Atė, sepse Ai i pari dhe nė mėnyrė krejt tė veēantė, i bindet planit tė dashurisė sė Hyjit si i dėrguari i Tij nė botė. Vetėdija e Jezusit se ėshtė Biri shpreh pikėrisht kėtė pėrvojė zanafillore. Biri ka marrė gjithēka dhe falas, prej Atit: «Gjithēka ka Ati, ėshtė imja» (Gjn 16, 15). Ai, nga ana e Vet, ka si mision qė ti bėjė pjesėmarrės nė kėtė dhuratė dhe nė kėtė marrėdhėnie bijėsore tė gjithė njerėzit: «Nuk ju thėrras mė shėrbėtorė, sepse shėrbėtori nuk di ēka bėn zotėria i tij; unė ju quajta miq, sepse ju zbulova gjithēka qė dėgjova prej Atit tim» (Gjn 15, 15). Njohja e dashurisė sė Atit pėr Jezusin do tė thotė ta frymėzojė veprimin e Vet me tė njėjtin dhurim falas e mėshirė tė Hyjit, lindės tė njė jete tė re, dhe tė bėhet kėshtu, me vetė ekzistencėn e Vet, shembull dhe model pėr nxėnėsit e Vet. Ata janė tė thirrur tė jetojnė si Ai dhe, pas Pashkės sė Tij tė vdekjes e tė ngjalljes, tė jetojnė nė Tė dhe prej Tij, falė dhuratės sė begatshme tė Shpirtit Shenjt, ngushėlluesit qė ngjall nė zemrat e njerėzve stilin e jetesės tė vetė Krishtit. b) Zbulimi i Dashurisė trinitare 30 Dėshmia e Besėlidhjes sė Re, me befasimin gjithnjė tė ri tė atij qė ėshtė lėbyer prej dashurisė sė pashprehshme tė Hyjit (krh. Rom 8, 26), nė dritėn e zbulimit tė plotė tė Dashurisė trinitare tė dhėnė prej Pashkės sė Jezu Krishtit merr domethėnien e fundit tė Mishėrimit tė Birit dhe tė misionit tė Tij mes njerėzve. Shėn Pali shkruan: «Nėse Hyji na pėrkrah, kush do tė jetė kundėr nesh? Ai as Birin e vet nuk e kurseu, por e dorėzoi tė flijohet pėr tė gjithė ne, e si atėherė, bashkė me Tė, nuk do tė na japė ēdo gjė?» (Rom 8, 31-32). Njė gjuhė tė ngjashme pėrdor edhe shėn Gjoni: «Dashuria pėrmbahet nė kėtė: Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por Ai na ka dashur ne, dhe e ka dėrguar Birin e vet si fli pajtuese pėr mėkatet tona» (1 Gjn 4, 10). 31 Fytyra e Hyjit, e zbuluar shkallė-shkallė nė historinė e shpėtimit, ndriēon plotėsisht nė Fytyrėn e Jezu Krishtit tė Kryqėzuar dhe tė Ngjallur. Hyji ėshtė Trini: Atė, Bir, Shpirt Shenjt, realisht tė dalluar dhe realisht njė, sepse ėshtė bashkėsi e pambarim dashurie. Dashuria falas e Hyjit pėr njerėzimin zbulohet, para sė gjithash, si dashuri natyrore e Atit, prej tė cilit vjen gjithēka; si komunikim falas qė Biri i bėn asaj, duke iu dhuruar pėrsėri Atit dhe duke iu dhuruar njerėzve; si begati gjithnjė e re e dashurisė hyjnore qė Shpirti Shenjt derdh nė zemrėn e njerėzve (krh. Rom 5, 5). Me fjalėt e me veprat dhe nė mėnyrė tė plotė e pėrfundimtare me vdekjen e ngjalljen e Vet,30 Jezu Krishti i zbulon njerėzimit se Hyji ėshtė Atė dhe se tė gjithė jemi tė thirrur me anė tė hirit qė tė bėhemi bijtė e Tij nė Shpirt (krh. Rom 8, 15; Gal 4, 6), dhe prandaj edhe vėllezėr e motra me njėri-tjetrin. Pėr kėtė arsye Kisha beson vendosmėrisht se «ēelėsi, qendra dhe qėllimi i krejt historisė njerėzore gjenden nė Zotin dhe Mėsuesin e vet».31 32 Duke soditur dhurimin falas dhe begatinė e dhuratės hyjnore tė Birit nga ana e Atit, qė Jezusi ua ka mėsuar njerėzve dhe e ka dėshmuar duke dhuruar jetėn e Vet pėr ne, Gjoni Apostull kap domethėnien e thellė dhe pasojėn mė logjike: «Tė dashur, nė qoftė se Hyji na ka dashur ashtu, edhe neve na duhet ta duam njėri-tjetrin. Hyjin askurrė askush nuk e pa. Nėse e duam njėri-tjetrin, Hyji mbetet nė ne dhe dashuria e tij nė ne ėshtė e pėrkryer» (1 Gjn 4, 11-12). Ndėrsjellshmėria e dashurisė kėrkohet prej urdhrit tė cilin Jezusi e pėrkufizon si tė ri dhe tė Tijin: «Sikurse unė ju desha ju, duajeni edhe ju njėri-tjetrin!» (Gjn 13, 34). Urdhri i dashurisė sė ndėrsjellė pėrvijon rrugėn pėr ta jetuar nė Krishtin jetėn trinitare nė Kishė, Trup tė Krishtit, dhe pėr ta shndėrruar me Tė historinė deri nė pėrmbushjen e saj nė Jerusalemin qiellor. 33 Urdhri i dashurisė sė ndėrsjellė, qė pėrbėn ligjin e jetės sė popullit tė Hyjit,32 duhet ti frymėzojė, ti pastrojė e ti lartėsojė tė gjitha marrėdhėniet njerėzore nė jetėn shoqėrore e politike: «Njerėzim do tė thotė thirrje nė bashkėsinė ndėrpersonale»,33 sepse shėmbėlltyra dhe pėrngjasimi i Hyjit trinitar janė rrėnja e «krejt ethos-it njerėzor kulmi i tė cilit ėshtė urdhri i dashurisė».34 Dukuria kulturore, shoqėrore, ekonomike dhe politike e sotme e ndėrvarėsisė, qė i dendėson dhe i bėn veēanėrisht tė dukshme lidhjet qė e bashkojnė familjen njerėzore, vė nė pah edhe mė tepėr, nė dritėn e Zbulimit, «njė model tė ri njėsie tė gjinisė njerėzore, nė tė cilin duhet tė frymėzohet, nė instancė tė fundit, solidariteti. Ky model suprem i njėsisė, pasqyrim i jetės sė brendshme tė Hyjit, njė nė tri Veta, ėshtė ai qė ne tė krishterėt e pėrcaktojmė me fjalėn bashkėsi».35
III. PERSONI NJERĖZOR a) Dashuria trinitare, zanafilla dhe caku i personit njerėzor 34 Zbulimi nė Krishtin i misterit tė Hyjit si Dashuri trinitare ėshtė njėkohėsisht edhe zbulimi i thirrjes sė personit njerėzor nė dashuri. Ky zbulim e ndriēon dinjitetin dhe lirinė personale tė burrit e tė gruas si dhe socialitetin karakteristik njerėzor nė krejt thellėsinė e tyre: «Tė jesh person nė shėmbėlltyrė e pėrngjasim tė Hyjit bashkėmbart njė ekzistencė nė marrėdhėnie, nė marrėdhėnie me un-in tjetėr»,36 sepse vetė Hyji, njė dhe tri, ėshtė bashkėsi e Atit, e Birit dhe e Shpirtit Shenjt. Nė bashkėsinė e dashurisė qė ėshtė Hyji, nė tė cilin tri Vetat hyjnore duhen nė mėnyrė tė ndėrsjellė dhe janė i Vetmi Hyj, personi njerėzor ėshtė i thirrur tė zbulojė zanafillėn dhe cakun e ekzistencės sė vet dhe tė historisė. Etėrit Konciliarė, nė Kushtetutėn baritore «Gaudium et spes», mėsojnė se «Zoti Jezus, kur i lutet Atit qė tė gjithė tė jenė njė. Sikurse ti, Atė, qė je nė mua dhe unė nė ty (Gjn 17, 21-22), duke paraqitur caqe tė paarritshme pėr arsyen njerėzore, pėrmend njėfarė ngjashmėrie mes bashkimit tė personave hyjnorė dhe bashkimit tė bijve tė Hyjit nė tė vėrtetė dhe nė dashuri. Kjo ngjashmėri qartas tregon se njeriu, tė cilin tė vetmin prej krijesave e deshi Hyji jo si mjet pėr diēka apo pėr dikėnd tjetėr, ai smund tė gjejė veten pėrpos nėpėr dhurim tė sinqertė tė vetvetes (krh. Lk 17, 33)».37 35 Zbulimi i krishterė hedh njė dritė tė re mbi identitetin, mbi thirrjen dhe mbi fatin e fundit tė personit dhe tė gjinisė njerėzore. Ēdo person ėshtė i krijuar, i dashur dhe i shpėtuar prej Hyjit nė Jezu Krishtin dhe realizohet duke thurur marrėdhėnie tė shumėfishta dashurie, drejtėsie e solidariteti me personat e tjerė, ndėrsa zhvillon veprimtarinė e vet tė larmishme nė botė. Tė vepruarit njerėzor, kur priret tė promovojė dinjitetin dhe thirrjen e tėrėsishme tė personit, cilėsinė e kushteve tė tij tė ekzistencės, takimin dhe solidaritetin e popujve dhe tė kombeve, ėshtė nė pėrputhje me planin e Hyjit, qė nuk lė kurrė pa e shfaqur dashurinė dhe Provaninė e Vet ndaj bijve tė Vet. 36 Faqet e librit tė parė tė Shkrimit tė Shenjtė, qė pėrshkruajnė krijimin e burrit e tė gruas nė shėmbėlltyrė e pėrngjasim tė Hyjit (krh. Zan 1, 26-27), pėrmbajnė njė mėsim themelor nė lidhje me identitetin dhe thirrjen e personit njerėzor. Ato na thonė se krijimi i burrit dhe i gruas ėshtė njė akt i lirė dhe falas i Hyjit; se burri dhe gruaja, pasi janė tė lirė e inteligjentė, pėrbėjnė ti-nė e krijuar tė Hyjit dhe se vetėm nė marrėdhėnie me Tė mund ta zbulojnė e ta realizojnė domethėnien e njėmendtė e tė plotė tė jetės sė tyre personale e shoqėrore; se ata, pikėrisht nė pėrplotėsimin dhe ndėrsjellshmėrinė e tyre, janė shėmbėlltyra e Dashurisė trinitare nė gjithėsinė e krijuar; se atyre, qė janė kulmi i krijimit, Krijuesi u beson detyrėn qė ta rregullojnė dhe ta orientojnė natyrėn e krijuar sipas planit tė Vet (krh. Zan 1, 28). 37 Libri i Zanafillės na propozon disa shtylla tė antropologjisė sė krishterė: dinjitetin e pamohueshėm tė personit njerėzor, qė e ka rrėnjėn dhe garancinė e vet nė planin krijues tė Hyjit; socialitetin pėrbėrės tė qenies njerėzore, qė e ka prototipin e vet nė marrėdhėnien zanafillore mes burrit e gruas, «bashkimi i tė cilėve pėrbėn formėn e parė tė bashkėsisė sė personave»;38 domethėnien e tė vepruarit njerėzor nė botė, qė ėshtė e lidhur me zbulimin dhe me respektimin e ligjit natyror qė Hyji e ka gdhendur nė gjithėsinė e krijuar, qė njerėzimi tė banojė nė tė dhe ta ruajė sipas planit tė Tij. Ky vizion i personit njerėzor, i shoqėrisė dhe i historisė ėshtė i rrėnjosur nė Hyjin dhe ndriēohet prej realizimit tė planit tė Tij tė shpėtimit. b) Shpėtimi i krishterė: pėr tė gjithė njerėzit dhe pėr krejt njeriun 38 Shpėtimi qė, me nismėn e Hyjit Atė, ėshtė dhuruar nė Jezu Krishtin dhe ėshtė aktualizuar e pėrhapur me veprėn e Shpirtit Shenjt, ėshtė shpėtim pėr tė gjithė njerėzit dhe i krejt njeriut: ėshtė shpėtim universal dhe i tėrėsishėm. I pėrket personit njerėzor nė ēdo pėrmasė tė vetėn: personal e shoqėror, shpirtėror e trupor, historik dhe transhendent. Ai fillon tė realizohet qė nė histori, sepse ajo qė ėshtė krijuar ėshtė e mirė dhe Hyji e ka dashur atė, si dhe sepse Biri i Hyjit ėshtė bėrė njėri prej nesh.39 Por, pėrmbushja e tij ėshtė nė tė ardhmen qė Hyji ruan pėr ne, kur do tė thirremi, sė bashku me gjithė krijimin (krh. Rom 8), pėr tė marrė pjesė nė ngjalljen e Krishtit dhe nė bashkėsinė e amshuar tė jetės me Atin, nė gėzimin e Shpirtit Shenjt. Kjo perspektivė tregon saktėsisht gabimin dhe mashtrimin e vizioneve thjesht imanentistike tė kuptimit tė historisė dhe tė pretendimeve tė vetėshpėtimit tė njeriut. 39 Shpėtimi qė Hyji u jep bijve tė Vet kėrkon pėrgjigjen dhe aderimin e tyre tė lirė. Kėtu qėndron feja, nėpėrmjet sė cilės «njeriu lirisht braktiset krejtėsisht nė Hyjin»,40 duke iu pėrgjigjur Dashurisė paraprirėse dhe shumė tė bollshme tė Hyjit (krh. 1 Gjn 4, 10) me dashurinė konkrete ndaj vėllezėrve dhe me shpresėn e patundur, «sepse Ai qė i dha premtimet ėshtė besnik» (Heb 10, 23). Nė tė vėrtetė, plani hyjnor i shpėtimit nuk e vendos krijesėn njerėzore nė njė gjendje thjesht pasiviteti apo vogėlsie nė lidhje me Krijuesin e vet, sepse marrėdhėnia me Hyjin, qė Jezu Krishti na shfaq dhe nė tė cilėn na fut falas nėpėrmjet Shpirtit Shenjt, ėshtė njė marrėdhėnie bijėsie: ajo qė Jezusi jeton nė lidhje me Atin (krh. Gjn 15-17; Gal 4, 6-7). 40 Universaliteti dhe tėrėsishmėria e shpėtimit tė dhuruar nė Jezu Krishtin, e bėjnė tė pazgjidhshme lidhjen mes marrėdhėnies qė personi ėshtė i thirrur tė ketė me Hyjin dhe pėrgjegjshmėrisė nė lidhje me tė afėrmin, nė konkretėsinė e situatave historike. Kjo kapet me intuitė, edhe pse nė mėnyrė tė vagėt dhe jo pa gabime, nė kėrkimin universal njerėzor tė sė vėrtetės dhe tė domethėnies, por bėhet strukturė bartėse e Besėlidhjes sė Hyjit me Izraelin, siē dėshmojnė rrasat e Ligjit dhe predikimi profetik. Kjo lidhje shprehet me qartėsi dhe nė njė pėrmbledhje tė pėrsosur nė mėsimin e Jezu Krishtit dhe pėrforcohet pėrfundimisht prej dėshmisė mė tė lartė tė dhurimit tė jetės sė Tij, nė dėgjesė ndaj vullnetit tė Atit dhe pėr dashuri ndaj vėllezėrve. Skribit qė e pyet: «Cili urdhėrim ėshtė i pari i tė gjitha urdhėrimeve?» (Mk 12, 28), Jezusi i pėrgjigjet: «I pari ėshtė: Dėgjo, Izrael! Zoti Hyji ynė, ėshtė njė Zot i vetėm. Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė mendjen tėnde e me gjithė fuqinė tėnde!. Urdhri i dytė ėshtė: Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten! Tjetėr urdhėr mė tė madh se kėta nuk ka» (Mk 12, 29-31). Nė zemrėn e personit njerėzor gėrshetohen nė mėnyrė tė pazgjidhshme marrėdhėnia me Hyjin, i njohur si Krijuesi dhe Ati, burimi dhe plotėsimi i jetės dhe i shpėtimit, dhe hapja ndaj dashurisė konkrete pėr njeriun, qė duhet tė trajtohet si njė vetvete tjetėr, edhe nėse ėshtė armik (krh. Mt 5, 43-44). Nė pėrmasėn e brendshme tė njeriut, si pėrfundim, rrėnjoset angazhimi pėr drejtėsinė e solidaritetin, pėr ndėrtimin e njė jetese shoqėrore, ekonomike e politike nė pėrputhje me planin e Hyjit. c) Nxėnėsi i Krishtit si krijesė e re 41 Jeta personale e shoqėrore, ashtu si edhe veprimi njerėzor nė botė janė gjithmonė tė rrezikuar prej mėkatit, por Jezu Krishti, «duke vuajtur pėr ne, jo vetėm na ka lėnė njė shembull qė ti ndiqnim gjurmėt e tij, por edhe na ka hapur njė rrugė, tė cilėn duke pėrshkuar jeta dhe vdekja shenjtėrohen e fitojnė njė domethėnie tė re».41 Nxėnėsi i Krishtit, nė fe dhe nėpėrmjet sakramenteve, bashkėngjitet me misterin e Pashkės sė Jezusit, kėshtu qė njeriu i vjetėr i tij, me prirjet e tij tė kėqija, kryqėzohet sė bashku me Krishtin. Si krijesė e re ai atėherė aftėsohet nė hir «pėr tė ecur nė njė rrugė tė re» (krh. Rom 6, 4). Megjithatė, kjo ecje «vlen jo vetėm pėr tė krishterėt, por edhe pėr tė gjithė njerėzit vullnetmirė, nė zemrėn e tė cilėve vepron nė mėnyrė tė padukshme hiri. Meqenėse Krishti ka vdekur pėr tė gjithė, dhe meqenėse thirrja e fundit e njeriut ėshtė efektivisht njė e vetme, domethėnė ajo hyjnore, duhet tė mendojmė se Shpirti Shenjt ua jep tė gjithėve mundėsinė tė bashkohen, nė atė mėnyrė qė Hyji di, me kėtė mister tė Pashkės».42 42 Shndėrrimi i brendshėm i personit njerėzor, nė pėrngjasimin e tij shkallė-shkallė me Krishtin, ėshtė kushti thelbėsor pėr njė pėrtėritje reale tė marrėdhėnieve tė tij me personat e tjerė: «Pra, duhet tė mbėshtetemi nė aftėsitė shpirtėrore e morale tė personit dhe nė kėrkesėn e vazhdueshme tė kthimit tė tij tė brendshėm, pėr tė arritur ndryshime shoqėrore qė tė jenė realisht nė shėrbim tė tij. Pėrparėsia qė i njihet kthimit tė zemrės nuk e zhduk aspak, madje imponon detyrėn pėr tė sjellė nė institucionet dhe nė kushtet e jetesės, kur ato shkaktojnė mėkatin, shėrimet e duhura, qė tė pėrputhen me normat e drejtėsisė dhe ta favorizojnė tė mirėn nė vend qė ta pengojnė atė».43 43 Nuk ėshtė e mundur ta duam tė afėrmin si vetveten dhe tė vazhdojmė nė kėtė qėndrim, pa vendosmėrinė e patundur e tė vazhdueshme qė tė angazhohemi pėr tė mirėn e tė gjithėve dhe tė secilit, sepse tė gjithė jemi vėrtet pėrgjegjės pėr tė gjithė.44 Sipas mėsimit konciliar, «respekti dhe dashuria duhet tė shtrihen edhe te ata qė mendojnė apo veprojnė ndryshe prej nesh nė gjėrat shoqėrore, politike e madje edhe fetare, pasi me sa mė shumė ndershmėri e dashuri do ti kuptojmė sė brendshmi mėnyrat e tyre tė tė menduarit, aq mė lehtė do tė mund tė vendosim dialogun me ta».45 Nė kėtė ecje ėshtė i nevojshėm hiri, qė Hyji ia jep njeriut pėr ta ndihmuar qė ti kapėrcejė dėshtimet, pėr ta shkėputur prej spirales sė rrenės e tė dhunės, pėr ta mbėshtetur e pėr ta shtyrė qė ta riendė, me njė gatishmėri gjithnjė tė pėrtėrirė, rrjetin e marrėdhėnieve tė vėrteta e tė sinqerta me tė ngjashmit e vet.46 44 Edhe marrėdhėnia me gjithėsinė e krijuar dhe veprimtaritė e ndryshme qė njeriu i kushton pėrkujdesjes ndaj saj dhe shndėrrimit tė saj, tė kėrcėnuara pėrditė prej krenarisė dhe prej dashurisė sė ērregullt pėr vetveten, duhet tė pastrohen e tė pėrsosen prej kryqit e prej ngjalljes sė Krishtit: «I shėlbuar prej Krishtit dhe i bėrė krijesė e re nė Shpirtin Shenjt, njeriu mund dhe duhet ti dojė gjėrat e krijuara prej Hyjit. Prej Hyjit i merr dhe i vėshtron dhe i nderon sikur tė dilnin prej duarve tė Hyjit. Duke falėnderuar pėr to Bamirėsin dhe duke i pėrdorur e duke i gėzuar krijesat me njė shpirt tė varfėr e tė lirė, hyn nė zotėrimin e vėrtetė tė botės, sikurse ai qė nuk ka asgjė, por qė zotėron gjithēka: Gjithēka ėshtė juaja, ju jeni tė Krishtit e Krishti ėshtė i Hyjit! (1 Kor 3, 22-23)».47 d) Transhendenca e shpėtimit dhe autonomia e realiteteve tokėsore 45 Jezu Krishti ėshtė Biri i Hyjit i bėrė njeri nė tė cilin e falė tė cilit bota dhe njeriu marrin tė vėrtetėn e tyre tė njėmendtė e tė plotė. Misteri i afėrsisė sė pafundme tė Hyjit me njeriun i realizuar nė Mishėrimin e Jezu Krishtit, qė arriti deri nė braktisjen nė kryq dhe nė vdekje tregon se sa mė shumė qė njerėzorja tė shikohet nė dritėn e planit tė Hyjit dhe tė jetohet nė bashkėsi me Tė, aq mė shumė ajo fuqizohet dhe lirohet nė identitetin e vet dhe nė atė liri qė i pėrket, sepse ėshtė e vetja. Pjesėmarrja nė jetėn bijėsore tė Krishtit, qė ėshtė bėrė e mundur nga Mishėrimi dhe nga dhurata pashkvnore e Shpirtit, jo vetėm qė nuk e shtyp, por edhe ka efektin ta lirojė, konsistencėn dhe identitetin e njėmendtė e autonom tė qenieve njerėzore, nė tė gjitha shprehjet e tyre. Kjo perspektivė tė ēon drejt njė vizioni tė saktė tė realiteteve tokėsore dhe tė autonomisė sė tyre, qė theksohet fort prej mėsimit tė Koncilit II tė Vatikanit: «Nėse me autonomi tė realiteteve tokėsore kuptojmė se gjėrat e krijuara dhe shoqėritė gėzojnė ligje e vlera tė vetat, qė njeriu nė mėnyrė graduale duhet ti zbulojė, ti pėrdorė e bashkėrendisė, atėherė ėshtė absolutisht e nevojshme ta kėrkojmė atė: kjo ėshtė nė pėrputhje me vullnesėn e Krijuesit. Nė tė vėrtetė, pėr shkak tė gjendjes sė tyre si krijesa, tė gjitha gjėrat janė tė pajisura me njė konsistencė, tė vėrtetė, mirėsi tė vetėn, me ligje e rend tė vetin, qė njeriu duhet ti respektojė, duke pranuar metodat pėrkatėse tė ēdo shkence apo arti».48 46 Nuk ka konfliktualitet mes Hyjit dhe njeriut, por njė marrėdhėnie dashurie nė tė cilėn bota dhe frytet e veprimit njerėzor nė botė janė objekt i dhurimit tė ndėrsjellė mes Atit dhe bijve dhe i bijve mes tyre, nė Jezu Krishtin: nė Tė dhe falė Tij, bota dhe njeriu marrin domethėnien e tyre tė njėmendtė dhe zanafillore. Nė njė vizion universal tė dashurisė sė Hyjit qė pėrqafon gjithēka qė ėshtė, vetė Hyji na ėshtė zbuluar nė Krishtin si Atė dhe dhurues i jetės dhe njeriu na ėshtė zbuluar si ai qė, nė Krishtin, gjithēka e merr si dhuratė prej Hyjit, nė pėrvujtėri e liri, dhe gjithēka e zotėron vėrtet si tė vetėn, kur e di dhe e jeton ēdo gjė si tė Hyjit, me prejardhje nga Hyji dhe tė finalizuar nė Hyjin. Nė lidhje me kėtė, Koncili II i Vatikanit mėson: «Nėse me shprehjen autonomi tė realiteteve tokėsore kuptohet se gjėrat e krijuara nuk varen prej Hyjit dhe se njeriu mund ti pėrdorė duke mos ia referuar Krijuesit, tė gjithė ata qė e pranojnė Hyjin, e kuptojnė se sa tė rreme janė kėto opinione. Pa Krijuesin krijesa nuk ekziston».49 47 Personi njerėzor, nė vetvete dhe nė thirrjen e vet, e tejkalon horizontin e gjithėsisė sė krijuar, tė shoqėrisė dhe tė historisė: qėllimi i tij i fundit ėshtė vetė Hyji,50 qė u ėshtė zbuluar njerėzve pėr ti ftuar e pranuar ata nė bashkėsinė me Veten:51 «Njeriu nuk mund tia dhurojė vetveten njė projekti vetėm njerėzor tė realitetit, njė ideali abstrakt apo utopive abstrakte. Ai, si person, mund tia dhurojė vetveten njė personi tjetėr apo personave tė tjerė dhe, nė fund, Hyjit, qė ėshtė autori i qenies sė tij dhe ėshtė i vetmi qė mund ta pranojė plotėsisht dhuratėn e tij».52 Pėr kėtė arsye, «njeriu qė nuk pranon ta tejkalojė vetveten dhe tė jetojė pėrvojėn e dhurimit tė vetvetes dhe tė formimit tė njė bashkėsie tė njėmendtė njerėzore, tė orientuar drejt fatit tė vet tė fundit qė ėshtė Hyji ėshtė njė njeri i tjetėrsuar. Shoqėria qė, nė format e veta tė organizimit shoqėror, tė prodhimit e tė konsumit, e bėn mė tė vėshtirė realizimin e kėtij dhurimi dhe krijimin e kėtij solidariteti ndėrnjerėzor, ėshtė njė shoqėri e tjetėrsuar ».53 48 Personi njerėzor nuk mund dhe nuk duhet tė instrumentalizohet8* prej strukturave shoqėrore, ekonomike e politike, pasi ēdo njeri ka lirinė tė orientohet drejt qėllimit tė vet tė fundit. Nga ana tjetėr, ēdo realizim kulturor, shoqėror, ekonomik e politik, nė tė cilin historikisht vihen nė jetė socialiteti i personit dhe veprimtaria e tij shndėrruese e gjithėsisė, duhet tė konsiderohet gjithmonė edhe nė aspektin e vet tė realitetit relativ dhe kalimtar, «trajta e kėsaj bote po kalon» (1 Kor 7, 31). Bėhet fjalė pėr njė relativitet eskatologjik, nė kuptimin se njeriu dhe bota shkojnė drejt fundit, qė ėshtė pėrmbushja e fatit tė tyre nė Hyjin; dhe pėr njė relativitet teologjik, pasi dhurata e Hyjit, nėpėrmjet sė cilės do tė pėrmbushet fati pėrfundimtar i njerėzimit dhe i krijimit, i tejkalon pafundėsisht mundėsitė dhe pritjet e njeriut. Ēfarėdo vizioni totalitaristik i shoqėrisė dhe i shtetit dhe ēfarėdo ideologjie thjesht brenda botės sė pėrparimit janė kundėr tė vėrtetės sė tėrėsishme tė personit njerėzor dhe planit tė Hyjit mbi historinė.
IV. PLANI I HYJIT DHE MISIONI I KISHĖS a) Kisha, shenjė dhe mbrojtje e transhendencės sė personit njerėzor 49 Kisha, bashkėsia e atyre qė janė tė thirrur prej Jezu Krishtit tė Ngjallur dhe vihen nė ndjekje tė Tij, ėshtė «shenjė dhe mbrojtje e transhendencės sė personit njerėzor».54 Ajo «ėshtė nė Krishtin si sakrament, domethėnė shenjė dhe mjet i bashkimit intim me Hyjin dhe i njėsisė sė tė gjithė gjinisė njerėzore».55 Misioni i Kishės ėshtė tė kumtojė dhe tė pėrēojė shpėtimin e realizuar nė Jezu Krishtin, qė Ai e quan «Mbretėria e Hyjit» (Mk 1, 15), domethėnė bashkėsinė me Hyjin dhe mes njerėzve. Qėllimi i shpėtimit, Mbretėria e Hyjit, i pėrfshin tė gjithė njerėzit dhe do tė realizohet plotėsisht pėrtej historisė, nė Hyjin. Kisha ka marrė «misionin qė tė kumtojė e tė vendosė nė tė gjithė popujt Mbretėrinė e Krishtit dhe tė Hyjit dhe pėrbėn nė tokė sythin e fillimin e kėsaj Mbretėrie».56 50 Kisha vihet konkretisht nė shėrbim tė Mbretėrisė sė Hyjit para sė gjithash duke kumtuar e duke pėrēuar Ungjillin e shpėtimit dhe duke themeluar bashkėsi tė reja tė krishtera. Veē kėsaj, ajo «i shėrben Mbretėrisė duke pėrhapur nė botė vlerat ungjillore, qė janė shprehje e Mbretėrisė dhe qė i ndihmojnė njerėzit ta mirėpresin dhe ta pranojnė planin e Hyjit. Pra, ėshtė e vėrtetė se realiteti fillestar i Mbretėrisė mund tė gjendet edhe pėrtej kufijve tė Kishės nė tėrė njerėzimin, nėse ai jeton vlerat ungjillore dhe i hapet veprimit tė Shpirtit qė fryn nė drejtimin qė do (krh. Gjn 3, 8); por duhet tė shtojmė menjėherė se kjo pėrmasė tokėsore e Mbretėrisė ėshtė e paplotė, nėse nuk ėshtė e bashkėrenditur me Mbretėrinė e Krishtit, tė pranishėm nė Kishė dhe tė prirur nga plotėsia eskatologjike».57 Nga kjo rrjedh, nė veēanti, se Kisha nuk pėrzihet me bashkėsinė politike dhe nuk ėshtė e lidhur me asnjė sistem politik.58 Nė fakt, bashkėsia politike dhe Kisha, secila nė fushėn e vet, janė tė pavarura e autonome prej njėra-tjetrės dhe janė tė dyja, edhe pse nė mėnyra tė ndryshme, «nė shėrbim tė thirrjes personale e shoqėrore tė po atyre njerėzve».59 Madje mund tė pohojmė se dallimi mes fesė e politikės dhe parimi i lirisė fetare pėrbėjnė njė arritje speciale tė krishterimit, me njė rėndėsi tė madhe nė planin historik e kulturor. 51 Identitetit dhe misionit tė Kishės nė botė, sipas projektit tė Hyjit tė realizuar nė Krishtin, u pėrgjigjet «njė pikėsynim shpėtimtar dhe eskatologjik, qė nuk mund tė arrihet plotėsisht pėrveēse nė botėn e ardhshme».60 Pikėrisht pėr kėtė, Kisha jep njė ndihmesė origjinale dhe tė pazėvendėsueshme me pėrkujdesjen qė e nxit pėr ta bėrė mė njerėzore familjen e njerėzve dhe historinė e saj dhe tė vendoset si mbrojtje kundėr ēdo tundimi totalitaristik, duke i treguar njeriut thirrjen e tij tė tėrėsishme e pėrfundimtare.61 Me predikimin e Ungjillit, hirin e sakramenteve dhe pėrvojėn e bashkėsisė vėllazėrore, Kisha «shėron dhe ngre dinjitetin e personit njerėzor, pėrforcon strukturėn e shoqėrisė njerėzore dhe i jep kuptim e domethėnie mė tė thellė punės sė pėrditshme tė njerėzve».62 Nė planin e dinamikave konkrete historike, ardhja e Mbretėrisė sė Hyjit nuk kapet, pra, nė perspektivėn e njė organizimi shoqėror, ekonomik e politik tė pėrcaktuar dhe pėrfundimtar. Ajo dėshmohet prej zhvillimit tė njė socialiteti njerėzor qė ėshtė pėr njerėzit tharmi i realizimit tė tėrėsishėm, i drejtėsisė dhe i solidaritetit, nė hapjen ndaj Transhendentes si term referimi pėr pėrmbushjen personale pėrfundimtare. b) Kisha, Mbretėria e Hyjit dhe pėrtėritja e marrėdhėnieve shoqėrore 52 Hyji, nė Krishtin, nuk shėlbon vetėm individin, por edhe marrėdhėniet shoqėrore mes njerėzve. Siē mėson Pali apostull, jeta nė Krishtin bėn qė tė shfaqet nė mėnyrė tė plotė e tė re identiteti dhe socialiteti i personit njerėzor, me pasojat e tyre konkrete nė planin historik: «Prandaj, tė gjithė jeni bijtė e Hyjit nė fuqi tė fesė nė Jezu Krishtin, sepse, gjithsa jeni pagėzuar nė Krishtin me Krishtin jeni veshur. Nuk ka mė: hebre grek! Nuk ka mė: skllav i lirė! Nuk ka mė: mashkull femėr! Tė gjithė jeni Njė nė Krishtin Jezus!» (Gal 3, 26-28). Nė kėtė perspektivė, bashkėsitė kishtare, tė thirrura prej mesazhit tė Jezu Krishtit dhe tė bashkuara nė Shpirtin Shenjt rreth Jezusit tė Ngjallur (krh. Mt 18, 20; 28, 19-20; Lk 24, 46-49), paraqiten si vende tė bashkėsisė, tė dėshmisė e tė misionit, dhe si tharm i shėlbimit dhe i shndėrrimit tė marrėdhėnieve shoqėrore. Predikimi i Ungjillit tė Jezusit i bėn nxėnėsit qė ta paraprijnė tė ardhmen duke pėrtėrirė marrėdhėniet e ndėrsjella. 53 Shndėrrimi i marrėdhėnieve shoqėrore qė u pėrgjigjet kėrkesave tė Mbretėrisė sė Hyjit nuk ndodh nė pėrcaktimet e saj konkrete njė herė e pėrgjithmonė. Bėhet fjalė pėr njė detyrė qė i ėshtė besuar bashkėsisė sė krishterė, qė duhet ta pėrpunojė dhe ta realizojė nėpėrmjet reflektimit dhe veprimtarisė praktike tė frymėzuar prej Ungjillit. Vetė Shpirti i Zotit, qė e udhėheq popullin e Hyjit dhe njėkohėsisht mbush gjithėsinė,63 i frymėzon, herė pas here, zgjidhje tė reja e aktuale pėr krijimtarinė e pėrgjegjshme tė njerėzve,64 pėr bashkėsinė e tė krishterėve tė futur nė botė dhe nė histori e prandaj edhe tė hapur ndaj dialogut me tė gjithė personat vullnetmirė, nė kėrkimin e pėrbashkėt tė sytheve tė sė vėrtetės e tė lirisė sė mbjellė nė fushėn e gjerė tė njerėzimit.65 Dinamika e kėsaj pėrtėritjeje duhet tė mbėshtetet nė parimet e pandryshueshme tė ligjit natyror, tė ngulitur prej Hyjit Krijues nė ēdo krijesė tė Tijėn (krh. Rom 2, 14-15) dhe tė ndriēuar eskatologjikisht me anė tė Jezu Krishtit. 54 Jezu Krishti na zbulon se «Hyji ėshtė dashuri» (1 Gjn 4, 8) dhe na mėson se «ligji themelor i pėrsosmėrisė njerėzore, pra i shndėrrimit tė botės, ėshtė urdhri i ri i dashurisė. Nė kėtė mėnyrė i siguron ata qė i besojnė dashurisė hyjnore se rruga e dashurisė ėshtė e hapur pėr tė gjithė njerėzit dhe se pėrpjekja pėr tė realizuar vėllazėrinė universale nuk ėshtė e kotė».66 Ky ligj ėshtė i thirrur tė bėhet masa dhe rregulla e fundit e tė gjitha dinamikave nė tė cilat shprehen marrėdhėniet njerėzore. Si pėrmbledhje, ėshtė vetė misteri i Hyjit, Dashuria trinitare, qė bazon domethėnien dhe vlerėn e personit, tė socialitetit dhe tė veprimit njerėzor nė botė, pasi i ėshtė zbuluar dhe komunikuar njerėzimit me anė tė Jezu Krishtit, nė Shpirtin e Tij. 55 Shndėrrimi i botės paraqitet si njė instancė themelore edhe e kohės sonė. Kėsaj kėrkese doktrina shoqėrore e Kishės synon ti japė pėrgjigjet qė shenjat e kohėve kujtojnė, duke e treguar para sė gjithash dashurinė e ndėrsjellė mes njerėzve, nėn vėshtrimin e Hyjit, si mjetin mė tė fuqishėm tė ndryshimit, nė nivel personal e shoqėror. Nė fakt, dashuria e ndėrsjellė, me pjesėmarrjen nė dashurinė e pafundme tė Hyjit, ėshtė qėllimi i njėmendtė, historik e transhendent, i njerėzimit. Prandaj, «pėrparimi tokėsor, megjithėse duhet tė dallohet me kujdes prej zhvillimit tė Mbretėrisė sė Krishtit, ėshtė shumė me rėndėsi pėr Mbretėrinė e Hyjit, pasi mund tė ndihmojė pėr ta organizuar mė mirė shoqėrinė njerėzore».67 c) Qiej tė rinj dhe tokė tė re 56 Premtimi i Hyjit dhe ngjallja e Jezu Krishtit nxisin tek tė krishterėt shpresėn e bazuar se pėr tė gjithė personat njerėzorė ėshtė pėrgatitur njė banesė e re dhe e amshuar, njė tokė nė tė cilėn banon drejtėsia (krh. 2 Kor 5, 1-2; 2 Pjt 3, 13): «Atėherė, pasi tė mposhtet vdekja, bijtė e Hyjit do tė ngjallen nė Krishtin, dhe ajo qė qe mbjellė e dobėt dhe e shkatėrrueshme do tė marrė pashkatėrrueshmėrinė; dhe, duke mbetur dashuria dhe veprat e saj, do tė lirohet prej skllavėrisė sė kotėsisė krejt krijimi qė Hyji ka bėrė pėr njeriun».68 Kjo shpresė, nė vend qė ta dobėsojė, duhet ta nxisė pėrkujdesjen nė punėn qė ka lidhje me realitetin e tanishėm. 57 Tė mirat, sikurse ėshtė dinjiteti i njeriut, vėllazėria e liria, tė gjitha frytet e mira tė natyrės dhe tė punės sonė, tė pėrhapura mbi tokė nė Shpirtin e Zotit dhe sipas rendit tė Tij, tė pastruara prej ēdo njolle, tė ndriēuara e tė shndėrruara, i pėrkasin Mbretėrisė sė tė vėrtetės dhe tė jetės, tė shenjtėrisė dhe tė hirit, tė drejtėsisė, tė dashurisė dhe tė paqes qė Krishti do ti ēojė tek Ati dhe ku ne do ti rigjejmė ato. Atėherė pėr tė gjithė do tė tingėllojnė nė tė vėrtetėn e tyre solemne fjalėt e Krishtit: «Ejani tė bekuarit e Atit tim! Merrni nė pronė Mbretėrinė qė u bė gati pėr ju qė prej fillimit tė botės! Sepse pata uri e mė dhatė tė ha, pata etje e mė dhatė tė pi, isha shtegtar e mė pėrbujtėt, isha i zhveshur e mė veshėt, i sėmurė e erdhėt tė mė shihni, isha nė burg e erdhėt tek unė. Pėr tė vėrtetė po ju them: ēkado bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua» (Mt 25, 34-36.40). 58 Realizimi i plotėsuar i personit njerėzor, i kryer nė Krishtin falė dhuratės sė Shpirtit, piqet nė histori dhe ndėrmjetėsohet prej marrėdhėnieve tė personit me personat e tjerė, marrėdhėnie qė, nga ana e tyre, e arrijnė pėrsosmėrinė falė angazhimit qė priret tė pėrmirėsojė botėn, nė drejtėsi e nė paqe. Tė vepruarit njerėzor nė histori ėshtė nė vetvete domethėnės dhe i efektshėm pėr vendosjen pėrfundimtare tė Mbretėrisė, edhe pse kjo mbetet dhuratė e Hyjit, plotėsisht transhendente. Ky tė vepruar, kur respekton rendin objektiv tė realitetit tokėsor dhe kur ėshtė i ndriēuar prej sė vėrtetės e prej dashurisė, bėhet mjet pėr njė zbatim gjithnjė e mė tė plotė dhe tė tėrėsishėm tė drejtėsisė e tė paqes dhe hershon nė tė tashmen Mbretėrinė e premtuar. Duke u bėrė i ngjashėm me Krishtin Shėlbues, njeriu e percepton veten si krijesė tė dashur prej Hyjit dhe tė zgjedhur prej Tij amshueshmėrisht, tė thirrur nė hir e nė lavdi, nė krejt plotėsinė e misterit nė tė cilin ėshtė bėrė pjesėmarrės nė Jezu Krishtin.69 Pėrngjasimi me Krishtin dhe soditja e Fytyrės sė Tij70 ngjallin tek i krishteri njė dėshirė tė pamposhtur pėr ta hershuar nė kėtė botė, nė fushėn e marrėdhėnieve njerėzore, atė qė do tė jetė realitet pėrfundimtar, duke u kujdesur pėr ti dhėnė tė hajė, tė pijė, tė vishet, njė shtėpi, kujdesin, mirėpritjen dhe shoqėrinė Zotit qė troket nė derė (krh. Mt 25, 35-37). d) Maria dhe «fiat»-i i saj ndaj planit tė dashurisė sė Hyjit 59 Trashėgimtare e shpresės sė tė drejtėve tė Izraelit dhe e para ndėr nxėnėsit e Jezu Krishtit ėshtė Maria, nėna e Tij. Ajo, me «fiat»-in e Saj ndaj planit tė dashurisė sė Hyjit (krh. Lk 1, 38), nė emėr tė tė gjithė njerėzimit, pranon nė histori tė dėrguarin e Atit, Shpėtuesin e njerėzve: nė kėngėn «Magnificat» shpall ardhjen e Misterit tė Shpėtimit, ardhjen e «Mesisė sė tė varfėrve» (krh. Is 11, 4; 61, 1). Hyji i Besėlidhjes, tė cilit Virgjėra e Nazaretit i kėndon nė ngazėllimin e shpirtit tė Saj, ėshtė Ai qė rrėzon princat prej froneve tė tyre e i lartėson tė pėrvuajturit, i mbush me tė mira ata qė skanė ētė hanė e tė pasurit i nis duarthatė, i hedh poshtė qėllimet e krenarėve dhe e ruan mėshirėn e Tij pėr ata qė e nderojnė (krh. Lk 1, 50-53). Duke marrė shembull prej zemrės sė Marisė, prej thellėsisė sė fesė sė Saj, tė shprehur nė fjalėt e «Magnificat»-it, nxėnėsit e Krishtit janė tė thirrur ta pėrtėrijnė gjithnjė e mė mirė nė vetvete «vetėdijen se nuk mund tė ndahet e vėrteta mbi Hyjin qė shpėton, mbi Hyjin qė ėshtė burim i ēdo dhurate, prej shfaqjes sė dashurisė sė Tij parapėlqyese pėr tė varfrit e tė pėrvuajturit, e cila, e kėnduar nė Magnificat, gjendet pastaj e shprehur nė fjalėt dhe nė veprat e Jezusit».71 Maria, tėrėsisht e varur prej Hyjit dhe krejtėsisht e orientuar drejt Tij me hovin e fesė sė Saj, «ėshtė ikona mė e pėrsosur e lirisė dhe e lirimit tė njerėzimit dhe tė kozmosit».72
KAPITULLI I DYTĖ
MISIONI I KISHĖS DHE DOKTRINA SHOQĖRORE
I. UNGJILLĖZIMI DHE DOKTRINA SHOQĖRORE a) Kisha, banesa e Hyjit me njerėz 60 Kisha, pjesėmarrėse nė gėzimet dhe nė shpresat, nė ankthet dhe nė trishtimet e njerėzve, ėshtė e bashkuar me ēdo burrė e ēdo grua, tė ēdo vendi e tė ēdo kohe, dhe u sjell atyre lajmin e mirė tė Mbretėrisė sė Hyjit, qė me Jezu Krishtin ka ardhur dhe vjen nė mesin tonė.73 Ajo ėshtė, pėr njerėzimin dhe pėr botėn, sakramenti i dashurisė sė Hyjit dhe prandaj i shpresės mė tė madhe, qė aktivizon dhe mbėshtet ēdo plan e angazhim tė njėmendtė lirimi dhe nxitjeje njerėzore. Kisha ėshtė mes njerėzve tenda e shoqėrisė sė Hyjit - «tenda e Hyjit me njerėz» (Zb 21, 3) kėshtu qė njeriu nuk ėshtė i vetėm, i humbur apo i frikėsuar nė angazhimin e vet pėr ta njerėzuar botėn, por gjen mbėshtetje nė dashurinė shėlbuese tė Krishtit. Ajo ėshtė mbarėshtuese e shpėtimit jo nė mėnyrė abstrakte apo nė kuptimin thjesht shpirtėror, por nė kontekstin e historisė dhe tė botės nė tė cilėn njeriu jeton,74 ku e arrin dashuria e Hyjit dhe thirrja pėr tiu pėrgjigjur planit hyjnor. 61 I vetėm dhe i papėrsėritshėm nė individualitetin e vet, ēdo njeri ėshtė njė qenie e hapur ndaj marrėdhėnies me tė tjerėt nė shoqėri. Bashkėjetesa nė rrjetin e marrėdhėnieve qė lidh mes tyre individėt, familjet, grupet e ndėrmjetme, nė lidhje takimi, komunikimi dhe kėmbimi, i siguron tė jetuarit njė cilėsi mė tė mirė. E mira e pėrbashkėt qė njerėzit kėrkojnė e arrijnė duke formuar bashkėsinė shoqėrore ėshtė garanci pėr tė mirėn personale, familjare dhe asociative.75 Pėr kėtė arsye lind dhe merr formė shoqėria, me rendet e veta strukturore, domethėnė politike, ekonomike, juridike, kulturore. Njeriut, «qė ėshtė i pėrfshirė nė rrjetin kompleks tė marrėdhėnieve tė shoqėrive moderne»,76 Kisha i drejtohet me doktrinėn e vet shpirtėrore. «Eksperte nė humanitet»,77 ajo ėshtė nė gjendje ta kuptojė nė thirrjen e tij dhe nė dėshirat e tij, nė kufizimet e tij dhe nė vėshtirėsitė e tij, nė tė drejtat e tij dhe nė detyrat e tij, dhe tė ketė pėr tė njė fjalė jete, qė tė jehojė nė ngjarjet historike e shoqėrore tė ekzistencės njerėzore. b) Tė ngjizurit dhe tė fermentuarit e shoqėrisė me Ungjillin 62 Me mėsimin e vet shoqėror, Kisha synon tė kumtojė dhe tė aktualizojė Ungjillin nė rrjetin kompleks tė marrėdhėnieve shoqėrore. Nuk bėhet fjalė thjesht pėr ta arritur njeriun nė shoqėri, njeriun si marrės tė kumtimit ungjillor, por pėr ta ngjizur e fermentuar vetė shoqėrinė me Ungjillin.78 Prandaj, pėr Kishėn, tė kujdeset pėr njeriun, do tė thotė ta pėrfshijė edhe shoqėrinė nė zellin e vet misionar e shpėtimtar. Bashkėjetesa shoqėrore shpesh pėrcakton cilėsinė e jetės dhe prandaj edhe kushtet nė tė cilat ēdo burrė e ēdo grua e kuptojnė vetveten dhe vendosin pėr veten e vet dhe pėr thirrjen e tyre. Pėr kėtė arsye, Kisha nuk ėshtė mospėrfillėse ndaj gjithė asaj qė nė shoqėri zgjedhet, prodhohet e jetohet, ndaj cilėsisė morale, domethėnė njėmend njerėzore dhe njerėzorizuese, tė jetės shoqėrore. Shoqėria dhe bashkė me tė edhe politika, ekonomia, puna, e drejta, kultura, nuk pėrbėjnė njė fushė thjesht shekullare e tokėsore e prandaj dytėsore e tė huaj pėr mesazhin dhe pėr ekonominė e shpėtimit. Nė tė vėrtetė, shoqėria me gjithēka qė nė tė zhvillohet, i pėrket njeriut. Ajo ėshtė shoqėria e njerėzve, qė janė «rruga e parė themelore e Kishės».79 63 Me doktrinėn e vet shoqėrore Kisha merr pėrsipėr detyrėn e kumtimit qė Zoti i ka besuar. Ajo aktualizon nė ngjarjet historike mesazhin e lirimit dhe tė shėlbimit tė Krishtit, Ungjillin e Mbretėrisė. Kisha, duke kumtuar Ungjillin, «i vėrteton njeriut, nė emėr tė Krishtit, dinjitetin e tij dhe thirrjen e tij nė bashkėsinė e personave; i mėson kėrkesat e drejtėsisė e tė paqes, nė pėrputhje me urtinė hyjnore».80 Ungjilli qė jehon nėpėrmjet Kishės nė tė sotmen e njeriut,81 doktrina shoqėrore ėshtė fjalė qė liron. Kjo do tė thotė se ka efektshmėrinė e tė vėrtetės dhe tė hirit tė Shpirtit tė Hyjit, qė depėrton nė zemrat, duke i pėrgatitur tė kultivojnė mendime e plane dashurie, drejtėsie, lirie e paqeje. Kėshtu tė ungjillėzosh fushėn shoqėrore do tė thotė tė ngjallėsh nė zemrėn e njerėzve forcėn e kuptimit dhe tė lirimit tė Ungjillit, qė tė nxisė njė shoqėri nė masėn e njeriut, sepse ėshtė nė masėn e Krishtit: do tė thotė tė ndėrtosh njė qytet mė njerėzor pėr njeriun, sepse ėshtė mė nė pėrputhje me Mbretėrinė e Hyjit. 64 Kisha, me doktrinėn e saj shoqėrore, jo vetėm nuk largohet prej misionit tė vet, por ėshtė ngushtėsisht besnike ndaj tij. Shėlbimi i bėrė prej Krishtit dhe besuar misionit shpėtimtar tė Kishės sigurisht qė ėshtė i rendit mbinatyror. Kjo pėrmasė nuk ėshtė shprehje kufizuese, por e tėrėsishme e shpėtimit.82 Mbinatyrorja nuk duhet tė konceptohet si njė entitet apo si njė hapėsirė qė fillon aty ku mbaron natyrorja, por si lartėsimi i kėsaj, kėshtu qė asgjė e rendit tė krijimit dhe e njerėzores nuk ėshtė e huaj dhe e pėrjashtuar prej rendit natyror dhe teologal tė fesė e tė hirit, por aty njihet, merret dhe lartėsohet: «Nė Jezu Krishtin bota e dukshme, e krijuar prej Hyjit pėr njeriun (krh. Zan 1, 26-30) ajo botė qė, pasi nė tė ka hyrė mėkati, ėshtė e nėnshtruar kotėsisė (Rom 8, 20; krh. po aty, 8, 19-22) e fiton pėrsėri lidhjen zanafillore me vetė burimin hyjnor tė Urtisė dhe tė Dashurisė. Nė tė vėrtetė, Hyji aq fort e deshi botėn sa qė e dha njė tė vetmin Birin e vet (Gjn 3, 16). Sikurse nė njeriun-Adam kjo lidhje ėshtė kėputur, ashtu nė njeriun-Krisht ajo ėshtė lidhur pėrsėri (krh. Rom 5, 12-21)».83 65 Shėlbimi fillon me Mishėrimin, nėpėrmjet tė cilit Biri i Hyjit, pėrveē mėkatit, merr gjithēka prej njeriut, sipas solidariteteve tė caktuara prej Urtisė krijuese hyjnore, dhe gjithēka e pėrfshin nė dhuratėn e Vet tė Dashurisė shėlbuese. Prej kėsaj Dashurie njeriu arrihet nė tėrėsinė e qenies sė vet: qenie trupore e shpirtėrore, nė marrėdhėnie solidare me tė tjerėt. Krejt njeriu jo njė shpirt i ndarė apo njė qenie e mbyllur nė individualitetin e vet, por personi dhe shoqėria e personave ėshtė i pėrfshirė nė ekonominė shpėtimtare tė Ungjillit. Bartėse e mesazhit tė Mishėrimit dhe tė Shėlbimit tė Ungjillit, Kisha nuk mund tė pėrshkojė rrugė tjetėr: me doktrinėn e vet shoqėrore dhe me veprimin e efektshėm qė ajo kryen, jo vetėm nuk e dobėson fytyrėn e saj dhe misionin e saj, por ėshtė besnike ndaj Krishtit dhe u zbulohet njerėzve si «sakrament universal i shpėtimit».84 Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė nė njė epokė si kjo jona, e karakterizuar nga njė ndėrvarėsi nė rritje dhe nga njė botėrorizim i ēėshtjeve shoqėrore. c) Doktrina shoqėrore, ungjillėzimi dhe nxitja njerėzore 66 Doktrina shoqėrore ėshtė pjesė pėrbėrėse e shėrbesės sė ungjillėzimit tė Kishės. Gjithēka qė ka tė bėjė me bashkėsinė e njerėzve situatat dhe problemet e lidhura me drejtėsinė, me lirimin, me zhvillimin, me marrėdhėniet mes popujve, me paqen nuk ėshtė e huaj pėr ungjillėzimin dhe ky nuk do tė ishte i plotė po tė mos kishte parasysh thirrjen e ndėrsjellė qė i bėjnė njėri-tjetrit vazhdimisht Ungjilli dhe jeta konkrete, personale e shoqėrore e njeriut.85 Mes ungjillėzimit dhe nxitjes njerėzore ka lidhje tė thella: «Lidhje tė rendit antropologjik, sepse njeriu qė duhet ungjillėzuar nuk ėshtė njė qenie abstrakte, por ėshtė i kushtėzuar prej ēėshtjeve shoqėrore dhe ekonomike. Lidhje tė rendit teologjik, pasi nuk mund tė ndahet plani i krijimit prej atij tė Shėlbimit qė arrin deri nė situatat mė konkrete tė padrejtėsisė qė duhet luftuar, dhe tė drejtėsisė qė duhet vendosur. Lidhje tė rendit lartėsisht ungjillor, siē ėshtė ajo e dashurisė: nė tė vėrtetė, si mund ta shpallim urdhrin e ri pa nxitur nė drejtėsi e nė paqe rritjen e vėrtetė dhe tė njėmendtė tė njeriut?».86 67 Doktrina shoqėrore «ka nė vetvete vlerėn e njė mjeti ungjillėzues»87 dhe zhvillohet nė takimin gjithnjė tė pėrtėrirė mes mesazhit ungjillor dhe historisė njerėzore. E kuptuar kėshtu, kjo doktrinė ėshtė rruga e veēantė pėr ushtrimin e shėrbesės sė Fjalės dhe tė funksionit profetik tė Kishės:88 «pėr Kishėn, tė mėsojė e tė pėrhapė doktrinėn shoqėrore i pėrket misionit tė saj ungjillėzues dhe ėshtė pjesė thelbėsore e mesazhit tė krishterė, sepse kjo doktrinė paraqet pasojat e drejtpėrdrejta tė saj nė jetėn e shoqėrisė dhe e inkuadron punėn e pėrditshme dhe luftėrat pėr drejtėsi nė dėshmimin e Krishtit Shpėtimtar».89 Nuk jemi nė prani tė njė interesi apo tė njė veprimi dytėsor, qė i shtohet misionit tė Kishės, por nė vetė zemrėn e shėrbestarisė sė saj: me doktrinėn shoqėrore Kisha «ia kumton Hyjin dhe misterin e shpėtimit nė Krishtin ēdo njeriu dhe, po pėr kėtė arsye, ia zbulon njeriut vetveten».90 Kjo ėshtė njė shėrbesė qė rrjedh jo vetėm prej shpalljes, por edhe prej dėshmisė. 68 Kisha nuk merr pėrsipėr jetėn nė shoqėri nė ēdo aspekt, por me kompetencėn e vet pėrkatėse, qė ėshtė ajo e kumtimit tė Krishtit Shpėtues:91 «Misioni pėrkatės qė Krishti ia ka besuar Kishės sė Vet nuk ėshtė i rendit politik, ekonomik apo shoqėror: qėllimi qė i ka caktuar ėshtė i rendit fetar. E megjithatė, pikėrisht prej kėtij misioni fetar rrjedh njė detyrė, njė dritė dhe disa forca qė mund tė shėrbejnė pėr tė ndėrtuar e pėr tė pėrforcuar bashkėsinė e njerėzve sipas Ligjit hyjnor».92 Kjo do tė thotė se Kisha, me doktrinėn e vet shoqėrore, nuk hyn nė ēėshtje teknike dhe nuk themelon apo propozon sisteme ose modele organizimi shoqėror:93 kjo nuk i pėrket misionit qė Krishti i ka besuar asaj. Kisha ka kompetencėn e marrė prej Ungjillit: prej mesazhit tė lirimit tė njeriut tė shpallur e tė dėshmuar nga Biri i Hyjit bėrė njeri. d) E drejta dhe detyra e Kishės 69 Me doktrinėn e vet shoqėrore Kisha «ka pėr qėllim ta ndihmojė njeriun nė rrugėn e shpėtimit»:94 bėhet fjalė pėr qėllimin e saj parėsor e tė vetėm. Nuk ka qėllime tė tjera pėr tė zėvendėsuar apo pėr tė pushtuar detyrat e tė tjerėve, duke lėnė pas dore tė vetat, apo pėr tė arritur objektiva jashtė misionit tė saj. Ky mision paraqet tė drejtėn dhe njėkohėsisht detyrėn e Kishės pėr tė pėrpunuar njė doktrinė tė vetėn shoqėrore dhe pėr tė ndikuar me tė nė shoqėri dhe nė strukturat e saja, nėpėrmjet pėrgjegjėsive dhe detyrave qė nxit kjo doktrinė. 70 Kisha ka tė drejtėn tė jetė pėr njeriun mėsuese e tė vėrtetės sė fesė: e tė vėrtetės jo vetėm tė dogmės, por edhe tė moralit qė buron prej vetė natyrės njerėzore dhe prej Ungjillit.95 Nė tė vėrtetė, fjala e Ungjillit nuk duhet vetėm tė dėgjohet, por edhe tė vihet nė jetė (krh. Mt 7, 24; Lk 6, 46-47; Gjn 14, 21. 23-24; Jak 1, 22): koherenca nė sjellje shfaq aderimin e besimtarit dhe nuk ėshtė kufizuar vetėm nė fushėn kishtare e shpirtėrore, por pėrfshin njeriun nė krejt pėrvojėn e vet dhe sipas tė gjitha pėrgjegjėsive tė veta. Sado shekullare, kėto kanė si subjekt njeriun, domethėnė atė qė Hyji e thėrret, nėpėrmjet Kishės, pėr tė marrė pjesė nė dhuratėn e Tij shpėtimtare. Dhuratės sė shpėtimit njeriu duhet ti pėrgjigjet jo me njė aderim tė pjesshėm, abstrakt apo me fjalė, por me krejt jetėn e vet, sipas tė gjitha marrėdhėnieve qė e bashkėpėrcaktojnė, qė tė mos braktisė asgjė nė njė fushė profane dhe tokėsore, tė parėndėsishėm apo tė huaj pėr shpėtimin. Prandaj doktrina shoqėrore nuk ėshtė pėr Kishėn njė privilegj, njė largim, njė leverdi apo njė ndėrhyrje: ėshtė njė e drejtė e saj tė ungjillėzojė shoqėroren, apo ta bėjė tė jehojė fjalėn liruese tė Ungjillit nė botėn komplekse tė prodhimit, tė punės, tė sipėrmarrjes, tė financės, tė tregtisė, tė politikės, tė drejtėsisė, tė kulturės, tė komunikimeve shoqėrore, nė tė cilat njeriu jeton. 71 Kjo e drejtė ėshtė njėkohėsisht njė detyrė, sepse Kisha nuk mund tė heqė dorė prej saj pa kundėrshtuar vetveten dhe besnikėrinė e saj ndaj Krishtit: «i mjeri unė nėse nuk e predikoj Ungjillin» (1 Kor 9, 16). Paralajmėrimi qė shėn Pali i drejton vetvetes jehon nė vetėdijen e Kishės si njė thirrje pėr tė pėrshkuar tė gjitha rrugėt e ungjillėzimit; jo vetėm ato qė ēojnė nė vetėdijet individuale, por edhe ato qė ēojnė nė institucionet publike: nga njėra anė nuk duhet ta kufizojmė gabimisht faktin fetar nė sferėn thjesht private»,96 nga ana tjetėr nuk mund tė orientohet mesazhi i krishterė nga njė shpėtim vetėm pėrtejtokėsor, i paaftė pėr ta ndriēuar praninė nė tokė.97 Pėr rėndėsinė publike tė Ungjillit dhe tė fesė dhe pėr efektet e mbrapshta tė padrejtėsisė, domethėnė tė mėkatit, Kisha nuk mund tė mbetet mospėrfillėse ndaj ngjarjeve shoqėrore:98 «ėshtė detyrė e Kishės ti kumtojė gjithmonė dhe kudo parimet morale edhe rreth rendit shoqėror, si dhe tė shprehė gjykimin mbi ēfarėdo realiteti njerėzor, pasi kėtė e kėrkojnė tė drejtat themelore tė personit njerėzor apo shpėtimi i shpirtėrave».99
II. NATYRA E DOKTRINĖS SHOQĖRORE a) Njė njohje e ndriēuar prej fesė 72 Doktrina shoqėrore nuk ėshtė menduar qysh prej fillimit si njė sistem organik, por ėshtė formuar gjatė kohės, nėpėrmjet ndėrhyrjeve tė shumta tė magjisterit mbi temat shoqėrore. Kjo zanafillė e bėn tė kuptueshėm faktin se kanė mundur tė ndėrhyjnė disa lėkundje rreth natyrės, metodės dhe strukturės epistemologjike tė doktrinės shoqėrore tė Kishės. I paraprirė prej njė cekjeje domethėnėse nė «Laborem exercens»,100 njė sqarim vendimtar nė kėtė drejtim pėrmbahet nė enciklikėn «Sollicitudo rei socialis»: doktrina shoqėrore e Kishės «i pėrket jo fushės sė ideologjisė, por tė teologjisė dhe sidomos tė teologjisė morale».101 Ajo nuk mund tė pėrkufizohet sipas parametrave socio-ekonomik. Nuk ėshtė njė sistem ideologjik apo pragmatik, i prirur tė pėrcaktojė e hartojė marrėdhėniet ekonomike, politike e shoqėrore, por ėshtė njė kategori mė vete: ajo ėshtė «formulimi i kujdesshėm i rezultateve tė njė reflektimi tė kujdesshėm mbi realitetet komplekse tė ekzistencės sė njeriut, nė shoqėrinė dhe nė kontekstin ndėrkombėtar, nė dritėn e fesė dhe tė traditės kishtare. Qėllimi i saj kryesor ėshtė ti interpretojė kėta realitete, duke shqyrtuar pėrputhjen apo mospėrputhjen e tyre me linjat e mėsimit tė Ungjillit mbi njeriun dhe mbi thirrjen e tij tokėsore e njėkohėsisht transhendente; pėr ta orientuar, pra, sjelljen e krishterė».102 73 Prandaj, doktrina shoqėrore ka natyrė teologjike, dhe nė mėnyrė specifike teologjiko-morale, «pasi bėhet fjalė pėr njė doktrinė tė prirur pėr tė udhėhequr sjelljen e personave»:103 «Ajo vendoset nė kryqėzimin e jetės dhe tė ndėrgjegjes sė krishterė me situatat e botės dhe shfaqet nė pėrpjekjet qė individėt, familjet, operatorėt9* kulturorė e shoqėrorė, politikanėt dhe burrat e Shtetit bėjnė pėr ti dhėnė formė e pėr ta zbatuar nė histori».104 Doktrina shoqėrore, faktikisht, pasqyron tre nivelet e mėsimit teologjiko-moral: atė bazė tė motivimeve; atė direktiv tė normave tė jetesės shoqėrore; atė vendimmarrės tė ndėrgjegjeve, tė thirrura pėr tė medituar normat objektive e tė pėrgjithshme nė situatat konkrete e tė veēanta shoqėrore. Kėta tre nivele pėrcaktojnė nė mėnyrė implicite10* edhe metodėn pėrkatėse dhe strukturėn specifike epistemologjike tė doktrinės shoqėrore tė Kishės. 74 Doktrina shoqėrore e gjen themelin e vet thelbėsor nė Zbulimin biblik dhe nė Traditėn e Kishės. Prej kėtij burimi, qė vjen prej lart, ajo merr frymėzimin dhe dritėn pėr ta kuptuar, pėr ta gjykuar dhe pėr ta orientuar pėrvojėn njerėzore dhe historinė. Para dhe mbi tė gjitha qėndron plani i Hyjit mbi krijimin dhe, nė veēanti, mbi jetėn dhe mbi fatin e njeriut tė thirrur nė bashkėsinė trinitare. Feja, qė pranon fjalėn hyjnore dhe e vė atė nė jetė, ndėrvepron nė mėnyrė tė efektshme me arsyen. Inteligjenca e fesė, veēanėrisht e fesė sė orientuar nga veprimtaria praktike, ėshtė e strukturuar prej arsyes dhe vė nė pėrdorim tė gjitha ndihmesat qė ajo i jep. Edhe doktrina shoqėrore, si dije e zbatuar nė ngjarjen dhe nė historicitetin e veprimtarisė praktike, lidh sė bashku «fides et ratio»105 dhe ėshtė shprehje domethėnėse e marrėdhėnies sė tyre tė frytshme. 75 Feja dhe arsyeja pėrbėjnė dy rrugėt njohėse tė doktrinės shoqėrore, meqenėse dy janė burimet prej tė cilave ajo ushqehet: Zbulimi dhe natyra njerėzore. Tė njohurit e fesė pėrfshin dhe drejton tė jetuarin e njeriut nė dritėn e misterit historiko-shpėtimtare, nė tė zbuluarit dhe nė tė dhuruarit tė Hyjit nė Krishtin pėr ne njerėzit. Kjo inteligjencė e fesė pėrfshin arsyen, nėpėrmjet sė cilės, pėr sa ėshtė e mundur, shpjegon dhe kupton tė vėrtetėn e zbuluar dhe e integron atė me tė vėrtetėn e natyrės njerėzore, tė marrė nga plani hyjnor tė shprehur prej krijimit,106 ose tė vėrtetėn e tėrėsishme tė personit si qenie shpirtėrore e trupore, nė marrėdhėnie me Hyjin, me qeniet e tjera njerėzore dhe me krijesat e tjera.107 Pra, qendėrziminė misterin e Krishtit nuk e dobėson apo e pėrjashton rolin e arsyes dhe prandaj nuk e privon doktrinėn shoqėrore nga besueshmėria racionale dhe, pra, nga adresimi i saj universal. Meqenėse misteri i Krishtit e ndriēon misterin e njeriut, arsyeja i jep plotėsi kuptimi perceptimit tė dinjitetit njerėzor dhe tė kėrkesave morale, qė e mbrojnė atė. Doktrina shoqėrore ėshtė njė njohje e ndriēuar prej fesė, qė pikėrisht sepse ėshtė e tillė shpreh njė aftėsi mė tė madhe njohjeje. Ajo ua pėrligj tė gjithėve tė vėrtetat qė pohon dhe detyrat qė bashkėmbart: mund tė mirėpritet dhe tė bashkėndahet nga tė gjithė. b) Nė dialog tė pėrzemėrt me ēdo dije 76 Doktrina shoqėrore e Kishės pėrdor tė gjitha ndihmesat njohėse, nga cilatdo dije tė vijnė, dhe zotėron njė pėrmasė tė rėndėsishme ndėrdisiplinore: «Pėr ta mishėruar mė mirė nė kontekstet shoqėrore, ekonomike e politike tė ndryshme e tė ndryshueshme tė vėrtetėn e vetme mbi njeriun, kjo doktrinė hyn nė dialog me disiplinat e ndryshme qė merren me njeriun, dhe pėrfshin nė vetvete ndihmesat e tyre».108 Doktrina shoqėrore pėrdor ndihmesat e filozofisė pėr sa i pėrket domethėnies dhe po ashtu edhe ndihmesat pėrshkruese tė shkencave njerėzore. 77 Para sė gjithash, thelbėsore ėshtė ndihmesa e filozofisė, qė duket qartė prej thirrjes nė natyrėn njerėzore si burim dhe nė arsyen si rrugė njohėse tė vetė fesė. Nėpėrmjet arsyes, doktrina shoqėrore e pėrfshin filozofinė nė vetė logjikėn e vet tė brendshme, apo nė argumentimin e vet pėrkatės. Tė pohosh se doktrina shoqėrore duhet radhitur nė teologji e jo nė filozofi nuk do tė thotė tė mos e njohėsh apo ta nėnvleftėsosh rolin dhe ndihmesėn filozofike. Nė tė vėrtetė, filozofia ėshtė mjet i pėrshtatshėm dhe i domosdoshėm pėr njė kuptim tė saktė tė koncepteve bazė tė doktrinės shoqėrore si personi, shoqėria, liria, ndėrgjegjja, etika, e drejta, drejtėsia, e mira e pėrbashkėt, solidariteti, subsidiariteti11*, Shteti , kuptim i tillė qė frymėzon njė bashkėjetesė harmonike shoqėrore. Ėshtė pėrsėri filozofia ajo qė e bėn tė dukshme besueshmėrinė racionale tė dritės qė Ungjilli projekton nė shoqėri dhe qė nxit hapjen e pranimin e tė vėrtetės prej ēdo inteligjence e ndėrgjegjeje. 78 Njė ndihmesė domethėnėse pėr doktrinėn shoqėrore tė Kishės vjen edhe prej shkencave njerėzore e shoqėrore:109 asnjė dije nuk ėshtė e pėrjashtuar, pėr pjesėn qė ajo mbart. Kisha njeh dhe pranon gjithēka qė ndihmon njohjen e njeriut nė rrjetin gjithnjė e mė tė shtrirė, tė ndryshueshėm e kompleks tė marrėdhėnieve shoqėrore. Ajo ėshtė e vetėdijshme pėr faktin se njė njohjeje tė thellė tė njeriut nuk i paraprihet vetėm me teologjinė, pa ndihmesat e shumė shkencave, tė cilave vetė teologjia u referohet. Hapja e kujdesshme dhe e vazhdueshme ndaj shkencave bėn qė doktrina shoqėrore tė fitojė kompetenca, konkretėsi dhe aktualitet. Falė tyre, Kisha mund ta kuptojė nė mėnyrė mė tė saktė njeriun nė shoqėri, tu flasė njerėzve pėr kohėn e tyre nė mėnyrė mė bindėse dhe ta kryejė nė mėnyrė mė tė efektshme detyrėn e vet pėr tė mishėruar, nė ndėrgjegjen dhe nė ndjeshmėrinė shoqėrore tė kohės sonė, Fjalėn e Hyjit dhe fenė, prej sė cilės doktrina shoqėrore «zė fill».110 Ky dialog ndėrdisiplinor i nxit edhe shkencat qė tė pranojnė perspektivat e domethėnies, tė vlerės dhe tė angazhimit qė doktrina shoqėrore pėrmban dhe «tė hapen drejt njė horizonti mė tė gjerė nė shėrbim tė secilit person, tė njohur e tė dashur nė plotėsinė e thirrjes sė vet».111 c) Shprehja e shėrbesės sė mėsimit tė Kishės 79 Doktrina shoqėrore ėshtė e Kishės sepse Kisha ėshtė subjekti qė e pėrpunon, e pėrhap dhe e mėson atė. Ajo nuk ėshtė privilegj i njė pėrbėrėsi tė trupit kishtar, por e tėrė bashkėsisė: ėshtė shprehje e mėnyrės me tė cilėn Kisha e kupton shoqėrinė dhe vendoset pėrballė strukturave tė saja dhe ndryshimeve tė saj. E gjithė bashkėsia kishtare meshtarėt, rregulltarėt e laikėt ndihmon nė formimin e doktrinės shoqėrore, sipas larmisė sė detyrave, karizmave e shėrbesave qė gjenden brenda saj. Ndihmesat e shumėfishta e shumėformėshe edhe ato shprehje e «ndjenjės mbinatyrore tė fesė sė tė gjithė Popullit»112 merren, interpretohen e njėsohen prej Magjisterit, qė tė pėrhapė mėsimin shoqėror si doktrinė tė Kishės. Magjisteri nė Kishė u takon atyre qė janė tė ngarkuar me «manus docendi», pra me shėrbesėn e mėsimdhėnies nė fushėn e fesė e tė moralit me autoritetin e marrė prej Krishtit. Doktrina shoqėrore nuk ėshtė vetėm fryt i mendimit dhe i veprės sė personave tė kualifikuar, por ėshtė mendimi i Kishės, pasi ėshtė vepėr e Magjisterit, i cili mėson me autoritetin qė Krishti u ka dhėnė Apostujve dhe pasardhėsve tė tyre: Papa dhe Ipeshkvijtė nė bashkėsi me tė.113 80 Nė doktrinėn shoqėrore tė Kishės ėshtė nė veprim Magjisteri nė tė gjithė pėrbėrėsit dhe shprehjet e tij. Parėsor ėshtė Magjisteri universal i Papės dhe i Koncilit: ky Magjister pėrcakton drejtimin dhe shėnon zhvillimin e doktrinės shoqėrore. Ai, nga ana e vet, ėshtė i integruar nga ai ipeshkvnor, qė specifikon, pėrkthen dhe aktualizon mėsimin nė konkretėsinė dhe veēantinė e situatave tė shumta e tė ndryshme lokale.114 Mėsimi shoqėror i Ipeshkvijve i jep ndihmesa e nxitje tė vlefshme magjisterit tė Papės sė Romės. Nė kėtė mėnyrė realizohet njė lėvizje rrethore, qė shpreh faktikisht kolegjialitetin e Barinjve tė bashkuar me Papėn nė mėsimin shoqėror tė Kishės. Kompleksi doktrinor qė del prej kėsaj pėrfshin dhe integron mėsimin universal tė Papėve dhe atė tė veēantė tė Ipeshkvijve. Si pjesė e mėsimit moral tė Kishės, doktrina shoqėrore ka dinjitetin dhe autoritetin e kėtij mėsimi. Ajo ėshtė Magjister autentik, qė kėrkon pranimin dhe aderimin e besimtarėve.115 Pesha doktrinore e mėsimeve tė ndryshme dhe miratimi qė kėrkojnė ato duhen vlerėsuar nė funksion tė natyrės sė tyre, tė shkallės sė tyre tė pavarėsisė prej elementeve tė rastėsishėm dhe tė ndryshueshėm, si edhe prej shpeshtėsisė me tė cilėn pėrmenden.116 d) Pėr njė shoqėri tė pajtuar nė drejtėsi e nė dashuri 81 Objekti i doktrinės shoqėrore nė thelb ėshtė ai i njėjti qė pėrbėn arsyen e tė qenėt tė saj: njeriu i thirrur pėr shpėtim dhe si i tillė i besuar prej Krishtit kujdesit dhe pėrgjegjėsisė sė Kishės.117 Me doktrinėn e vet shoqėrore, Kisha shqetėsohet pėr jetėn njerėzore nė shoqėri, me vetėdijen se prej cilėsisė sė jetės shoqėrore, apo prej marrėdhėnieve tė drejtėsisė e tė dashurisė qė e formojnė atė, varet nė mėnyrė vendimtare mbrojtja dhe nxitja e personave, pėr tė cilėt ēdo bashkėsi ėshtė formuar. Nė tė vėrtetė, nė shoqėri janė nė lojė dinjiteti dhe tė drejtat e personit, si dhe paqja nė marrėdhėniet mes personave e mes bashkėsive tė personave. Tė mira kėto qė bashkėsia shoqėrore duhet tė kėrkojė e tė garantojė. Nė kėtė perspektivė, doktrina shoqėrore kryen njė detyrė kumtimi si dhe denoncimi. |