 |
KESHILLI PAPNOR PER DIALOGUN NDERFETAR
MESAZHI NĖ PĖRFUNDIM TĖ RAMAZANIT
‘Id al-Fitr 1428H./2007 A.D.
Tė Krishterė dhe Myslimanė: tė thirrur pėr tė nxitur kulturėn e paqes
Tė dashur Miq Myslimanė,
1. Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua t’ju bėj urimet miqėsore dhe tė pėrzemėrta
tė Kėshillit Papnor pėr Dialogun ndėrfetar pėr festėn tuaj tė gėzueshme tė ‘Id
al-Fitr, e cila pėrfundon ecjen e pėrshkuar pėrgjatė muajit tė agjėrimit dhe tė
lutjes sė Ramazanit. Ky hap ėshtė i rėndėsishėm pėr jetėn bashkėsisė myslimane
dhe i jep secilit njė forcė tė re nė jetėn personale, familjare dhe shoqėrore.
Ka rėndėsi nė fakt qė secili ta dėshmojė mesazhin fetar nėpėrmjet njė jete
gjithnjė e mė tė ndershme dhe mė nė pėrputhje me planin e Krijuesit, me
shqetėsimin pėr t’u shėrbyer vėllezėrve tė tij dhe nė solidaritet dhe vėllazėri
gjithnjė e mė tė madhe me anėtarėt e feve tė tjera dhe me tė gjithė njerėzit
vullnetmirė, me dėshirėn pėr tė punuar sė bashku pėr tė mirėn e pėrbashkėt.
2. Nė epokėn e trazuar qė ne po kalojmė, anėtarėt e feve kanė mbi tė gjitha
detyrėn pėr tė punuar, si shėrbėtorė tė tė Gjithėpushtetshmit, nė tė mirėn e
paqes, e cila kalon pėrmes respektimit tė bindjeve personale dhe kolektive tė
secilit, si dhe pėrmes lirisė sė ushtrimit tė fesė. Liria e fesė, e cila nuk
reduktohet thjesht nė lirinė e kultit, ėshtė nė fakt njėra prej aspekteve
thelbėsore tė lirisė sė ndėrgjegjes, e cila i pėrket ēdo njeriu dhe ėshtė guri i
kėndit i tė drejtave njerėzore. Vetėm duke mbajtur parasysh kėtė do tė mund tė
ndėrtohet njė kulturė paqeje dhe solidariteti mes njerėzve, dhe qė tė gjithė do
tė mund tė angazhohen vendosmėrisht pėr ndėrtimin e njė shoqėrie gjithnjė e mė
vėllazėrore, duke bėrė gjithsa ėshtė nė dorėn e tyre pėr tė refuzuar dhunėn e
ēfarėdo lloji qoftė ajo, e cila nuk mund tė ketė kurrė motivacion fetar, sepse
ajo dhunon shėmbėllesėn e Zotit qė mbart ēdo njeri. Ne tė gjithė e dimė se
dhuna, dhe veēanėrisht terrorizmi i cili godet verbėrisht dhe shkakton viktima
tė shumta sidomos ndėr tė pafajshmit, ėshtė e paaftė qė t’i zgjidhė konfliktet,
dhe se ajo krijon ingranazhin vdekjeprurės tė urrejtjes shkatėrrimtare nė dėm tė
njeriut dhe tė shoqėrisė.
3. Si njerėz tė fesė, ėshtė detyrė e jona tė jemi para sė gjithash edukatorė tė
paqes, tė tė drejtave tė njeriut, tė njė lirie qė respekton secilin, por
gjithashtu edhe tė njė jete shoqėrore gjithnjė e mė tė fortė, sepse njeriu duhet
tė kujdeset pėr vėllezėrit dhe motrat e veta me humanizėm, pa asnjė diskriminim.
Askush nuk mund tė pėrjashtohet prej bashkėsisė kombėtare pėr shkak tė racės, tė
fesė, dhe as pėr shkak tė ndonjė karakteristike tjetėr personale. Tė gjithė sė
bashku, anėtarė tė traditave fetare tė ndryshme, jemi tė thirrur tė pėrhapim njė
mėsim qė nderon ēdo krijesė njerėzore, njė mesazh dashurie mes njerėzve dhe mes
popujve. Nė veēanti na takon neve qė t’i formojmė me kėtė frymė brezat e rinj,
tė cilėt do tė marrin nė dorėzim tė ardhmen. Para sė gjithash ėshtė detyrė e
familjes e pastaj e personave qė kanė pėrgjegjėsi nė fushėn edukative dhe e
Autoriteteve civile dhe fetare nė tėrėsi qė tė jenė tė kujdesshėm pėr tė
pėrhapur njė mėsim tė drejtė dhe pėr t’i dhėnė secilit njė edukatė tė
pėrshtatshme nė fushat e ndryshme tė pėrmendura, sidomos njė edukatė qytetare,
qė tė grishė ēdo tė ri tė respktojė ata qė e rrethojnė dhe t’i konsiderojė si
vėllezėr dhe motra, me tė cilėt ai ėshtė i thirrur tė jetojė ditė pėr ditė jo me
indiferencė, por me vėmendje vėllazėrore. Ėshtė pra urgjente mė fort se kurrė
t’u mėsohen brezave tė rinj vlerat njerėzore, morale dhe qytetare themelore, tė
dobishme si pėr jetėn personale ashtu edhe pėr jetėn kolektive. Ēdo mungesė
qytetėrimi duhet tė jetė njė rast pėr t’u kujtuar tė rinjve atė qė ne presim
prej tyre nė jetėn shoqėrore. Ėshtė nė lojė e mira e pėrbashkėt e secilės
shoqėri dhe e botės nė tėrėsi.
4. Nė kėtė frymė duhet konsideruar si i rėndėsishėm vazhdimi dhe intensifikimi i
dialogut mes tė Krishterėve dhe Myslimanėve, nė aspektin e tij edukativ dhe
kulturor, me qėllim qė tė mobilizohen tė gjitha forcat nė shėrbim tė njeriut dhe
tė njerėzimit, me qėllim qė brezat e rinj tė mos organizohen nė blloqe kulturore
ose fetare njėri kundra tjetrit, por si vėllezėr dhe motra tė vėrtetė nė
humanizėm. Dialogu ėshtė njė instrument qė mund tė na ndihmojė tė dalim prej
kėsaj spiraleje pa fund konfliktesh dhe tensionesh tė shumta qė pėrjetojnė
shoqėritė tona, me qėllim qė tė gjithė popujt tė mund tė jetojnė nė qetėsi dhe
nė paqe, nė respekt reciprok dhe mirėkuptim mes anėtarėve tė tyre tė ndryshėm.
Pėr ta bėrė kėtė, unė kėrkoj vėmendjen tuaj me qėllim qė pėrmes
takimeve dhe shkėmbimeve, tė Krishterėt dhe Myslimanėt tė punojnė sė bashku, nė
respekt reciprok, pėr paqen dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė
njerėzit; ata do tė jenė pėr rininė e sotme njė shembull pėr t’u ndjekur dhe pėr
t’u imituar. Tė rinjtė do tė fitojnė njė besim tė ri nė jetėn shoqėrore dhe do
tė kenė mė shumė dėshirė qė tė futen dhe tė marrin pjesė nė shndėrrimin e saj.
Edukimi dhe shembulli do tė jenė pėr ta burim shprese nė tė ardhmen.
5. Kjo ėshtė dėshira e zjarrtė qė unė ndaj me ju: qė tė Krishterė dhe Myslimanė
tė zhvillojnė gjithmonė e mė shumė marrėdhėnie miqėsore dhe frytdhėnėse pėr tė
ndarė tė mirat e tyre tė veēanta, dhe qė ata tė pėrkujdesen veēanėrisht pėr
cilėsinė e dėshmisė sė tyre si besimtarė!
Ju pėrsėris, tė dashur Miq Myslimanė, urimet e mia tė pėrzemėrta pėr
festėn tuaj dhe i lutem Zotit tė paqes dhe tė mėshirės qė t’ju japė tė gjithėve
shėndet tė mirė, qetėsi dhe begati.
Kardinal Jean-Louis Tauran President
Arqipeshkėv Pier Luigi Celata Sekretar
|